Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në aksin Laç-Patok.
Sipas policisë makina me drejtues 33-vjeçarin F.M ka përplasur 23-vjeçarin Xh.L. i cili po udhëtonte me motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar më pas në spital për ndihmë mjekësore.
Sakaq, grupi hetimor po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Opinion.al