Aktualitet

Përplasen dy makina në Francë, humbin jetën dy shqiptarë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:22 - 14/09/22 |
Opi Nion

Dy shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mesditën e djeshme në Francë.

Mediat franceze shkruajnë se ngjarja ndodhi në Evires, komunë e Filliere në Francë, rreth orës 11:30.

Mësohet se makina ku po udhëtonin dy shqiptarët u fut në korsinë e gabuar dhe u përplas nga një makinë që po afrohej me shpejtësi.

 Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë dy shqiptarët të moshave 33 dhe 43 vjeç kanë humbur jetën në moment.

Ndërkohë, në makinën tjetër është plagosur lehtë një 33-vjeçare dhe dy fëmijët e saj, të cilët më pas u transportuan në spital.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas