Një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në shtetin fqinj.
Mediat greke raportojnë se aksidenti ka ndodhur natën e 22 dhjetorit në një zonë të pyllëzuar në Pella të Greqisë, ku makina me të cilën shqiptari po udhëtonte ka dalë nga rruga dhe përfundoi në një kanal.
Viktima e paidentifikuar, u gjet nga vëllai, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë./Opinion.al