Aktualitet

Aksident në Fier/ Përplaset nga “Audi”, ndërron jetë këmbësori



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:30 - 04/12/22 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, në Fier.

Sipas policisë,  31-vjeçari me iniciale E. Zh.,  banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e të moshuarit që ndërroi jetë./Opinion.al

Pas