Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në autostradën Milot – Fushë Krujë.
Makina me targa “AA 737 NJ” raportohet të ketë përplasur për vdekje këmbësorin, 25-vjeçarin Fatjon Aliaj, banues në fshatin Malbardhë të Kurbinit.
Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar shoferin e mjetit, shtetasin me inicialet N.B, 32 vjeç, banues në Tiranë. Sakaq po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.