Një grua 45-vjeçare, ka humbur jetën ditën e sotme, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.
45-vjeçarja është përplasur nga një makinë, rreth orës 17:30, përballë një qendre tregtare.
Policia e Tiranës, ka bërë me dije, se një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga 26-vjeçari A.F., goditi gruan me inicialet N.L.
Ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, pas 2 orësh, 45-vjeçarja nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.