Kronikë

Aksident në aksin Thumanë -Krujë, humb jetën një grua


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:13 - 23/11/20 |
Al Do

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë në një aksident automobilistik të ndodhur mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Thumanë -Krujë dhe në të janë përfshirë një trajler dhe një makinë tip Opel.

Për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase rreth 40 vjeçe ende e paidentifikuar, pasagjere në mjetin tip “Opel”, dhe janë lënduar 2 shtetas, të cilët janë dërguar në spital.

Drejtuesi i mjetit tip “Trajler” është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. /Opinion.al

Pas