Një aksident automobilistil në aksin rrugor Lushnje-Fier i ka marrë jetën një 29-vjeçari mëngjesin e sotëm
Sipas burimeve zyrtare nga policia mësohet se në orët e para të mëngjesit, në afërsi të vendit të quajtur “Pushim i Shoferit”, është përplasur një makinë dhe një motor. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, 29-vjeçari Alban Petro banues në Sopëz të Lushnjes, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes më vonë.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit Volksëagen, Q.K., 53 vjeç, gjithashtu banues në Sopëz dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Opinion.al