Kronikë

Aksident në aksin Laç-Patok, plagoset i riu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:50 - 29/04/21 |
Opi Nion

Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident të ndodhur sot në aksin rrugor Laç-Patok.

Një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Z. është përplasur me një motor me drejtues shtetasin T.N.

I plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi A.Z.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Pas