Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në aksin Fier- Levan.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra–tjetrën, ndërsa si pasoje e përplasjes së fuqishme njëra prej makinave ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Paraprakisht mësohet se nuk ka pasur persona të lënduar rëndë.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Përplasja e fortë ka sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë aks./Opinion.al