Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në rrugën e fshatit Muçaj në Vorë.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, një 64-vjeçar se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.