Aksident me vdekje në Berat! Automjeti përplas nënën së bashku me fëmijën e saj, vdes 30-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor  në Moravë, ku një automjet ka përplasur një grua së bashku me fëmijën e saj 2 vjeçar.

Policia bën me dije se shtetasja me iniciale L.Gj, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja L. Gj., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT