Kronikë

Aksident me motor në Tiranë, humb jetën drejtuesi i mjetit


               Publikuar në : 23:01 - 20/09/19 |
Al Do

Një person ka humbur jetën sot në Tiranë si pasojë e një aksidenti me motor.

Polica bën me dije se rreth orës 18:33 në rrugën “Stavri Themeli” motoçikleta me drejtues M.M ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në spital ndërsa pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M. ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të humbjes së kontrollit të motoçikletës. /Opinion.al

Pas