Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Ndroq në orët e darkës. Mësohet se janë përfshirë në të tre automjeti.
Sipas “News 24”, nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe një efektiv policie, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai ka qenë jashtë shërbimit në momentin kur ka ndodhur aksidenti.
Policia është në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit. Ndërsa efektivi i policisë është dërguar në spital.