Një aksident është regjistruar sot rreth orës 12:15 në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.
Bëhet me dije se brenda në tunel, një mjet i tipit “Ford” me drejtuesin me iniciale V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtuesin me iniciale O.Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 persona, të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip “Ford” dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Opinion.al