Akademia e Shkencave të Shqipërisë nderoi dy ditë më parë, midis shumë figurave, edhe peshkopin e Kishës së Shën Mërisë së Elbasanit, At Nikolla Markun, i njohur si një nga figurat më polemizuese në bashkësinë shqiptare të besimit orthodoks, kundrejt Kryepeshkopit të Kishës Orthodokse shqiptare, Anastas Janullatos.
Në fjalën e tij At Nikolla Marku tha se: “Ju premtoj që do të jem gjithmonë në ballë të punës për një kishë kombëtare ortodokse shqiptare Autoqefale”.
E veçanta e nderimeve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë kishte të bënte më faktin se At Nikolla Marku e mori çmimin për shërbimet e tij të vyera si përfaqësues i besimtarëve ortodoksë shqiptarë, ndërkohë që Kisha Orthodokse Autoqefale, nuk e njeh At Nikolla Markun si famulltar të Kishës së Shën Mërisë në Elbasan.