Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës reagim kundër Ramës

2019/12/24 at 3:15 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës reagim kundër Ramës

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka reaguar lidhur me qëndrimin e Kryeministrit Rama në  krah presidentit serb, Aleksander Vucic, gjatë takimit të “Mini-shengenit”.


Gjithashtu në reagimin e publikuar gjatë ditës së sotme nga ASHAK është përmendur fakti se si Rama ka sulmuar një gazetare duke e akuzuar për ‘pyetje patetike’, në momentin kur ajo ka përmendur faktin që Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e shtetitt serb kundër civilëve në Kosovë.

Sipas deklaratës së ASHAK-u sulmet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në drejtim të Kosovës duken si një hakmarrje e paarsyeshme që ka konotacion shqetësues për të ardhmen e  raporteve Kosovë-Shqipëri.

Reagimi i plotë:

Të përballur me kriza të brendshme dhe me dështime të njëpasnjëshme në çështje të reformave dhe të integrimeve evropiane; me rritjen e vazhdueshme të autoritarizmit dhe të pushtetit të pakontrolluar të oligarkëve; me cenimin e pashembullt të lirisë së shprehjes dhe të veprimit opozitar; me përfshirjen e pandalur të të gjithë pushteteve në një paqëndrueshmëri institucionale, tre shtete fqinjë të Kosovës (Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria) së fundi bënë një depërtim medial në opinionin tonë me një marrëveshje që duhej të imitonte punët e rëndësishme të Europës, me të ashtuquajturin “mini-Shengen ballkanik”, duke prodhuar të vetmin efekt të dukshëm dhe të prekshëm: çrregullimin serioz të marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri dhe lëndimin e krejt ndjeshmërisë sonë rreth këtyre marrëdhënieve.

Duke e parë këtë rrethanë dhe duke vërejtur dëmin e konsiderueshëm që shkaktoi kjo nismë në politikëbërjen shqiptare, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) është e shtrënguar të reagojë, duke konsideruar se nisma e propozuar nga Serbia ka prapavijë të qartë subversive dhe synon rrënimit e perspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit, duke krijuar alternativa minuese dhe defaktorizim të potencialit politik shqiptar në këtë proces. Duke e ditur se Kosova nuk mund të përfshihet në asnjë proces dhe në asnjë marrëveshje ku ajo nuk është e barabartë dhe ku asaj nuk i njihet shtetësia dhe sovraniteti, fyerja dhe lëndimi që iu bë asaj në takimin e fundit në Tiranë, përfshirë edhe tiradat përçmuese të kryeministrit të Shqipërisë, kap përmasat e një hakmarrjeje të paarsyeshme dhe me konotacion të frikshëm për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Në Tiranë, bashkë me mohimin e agresionit serb mbi Kosovën, të mijëra të vrarëve e të masakruarve, të deportimeve dhe shkatërrimeve të papara, përveç që u promovua indiferenca zyrtare e Shqipërisë dhe mohimi i kësaj memorie kombëtare, duke e quajtur këtë histori të Kosovës “pyetje patetike”; edhe më i frikshëm dhe më brengosës doli të ishte reagimi i vakët i institucioneve të pavarura, i shoqërisë civile, i botës akademike dhe i mendjeve të lira të profileve krijuese, të cilët ose u shtrënguan të heshtin, ose pazëshëm mbështetën shfryrjet e egërsuara të liderit të tyre kundër Kosovës. Po kaq i pakuptueshëm dhe thellësisht i parëndësishëm, madje i zmbrapsur dhe i pavlerë ishte qëndrimi i faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili nuk gjeti mënyrë të artikulojë një qëndrim që do të shkonte një hap më larg se interesat e ngushta të politikës provinciale.

ASHAK fuqimisht mbështet qëndrimin se “mini-Shengeni ballkanik” nuk është i mundur në një asimetri të këtillë politike në Ballkan, me dominim të theksuar të Serbisë, duke qenë se ajo nuk njeh Kosovën dhe që çdo ditë minon dhe shantazhon progresin e saj, synon ndarjen dhe copëtimin e saj, mohon krimet dhe nuk respekton marrëveshjet e arritura dhe që është e angazhuar gjerësisht në pengimin e integrimeve të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe duke ndërmarrë sulme të vazhdueshme diplomatike për të zvogëluar numrin e njohjeve. Mbi të gjitha, Kosova nuk mund të përfshihet në një proces të udhëhequr nga Serbia, përderisa ajo vazhdon ta mbajë Kosovën në kushtetutën e saj si pjesë e këtij shteti dhe aq më pak të përfshihet në aleanca që shkojnë kundër interesave tona kombëtare dhe krijojnë alternativa të kundërvënies ndaj integrimeve europiane dhe euro-atlantike. Kosova nuk mund të bëhet pjesë e aleancave që kanë kërkuar dhe vazhdojnë të kërkojnë zhbërjen e saj. Historia më e re e Kosovës është histori e vlerave të civilizimit perëndimor dhe e parimeve të lirisë dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje. Më anë tjetër, Kosova është shtet sovran, ka subjektivitetin e saj politik, ka organet e saj legjitime dhe në asnjë rrethanë nuk mund të pranojë vendimmarrje të imponuar dhe sjellje paternaliste.

Duke u mbështetur në këto parime, ASHAK gjithnjë do të punojë dhe do të mbështesë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri në të gjitha fushat, do të bëhet pjesë e të gjitha proceseve të përbashkëta integruese dhe do të përpiqet të minimizojë dëmet që shkaktohen në këto marrëdhënie nga politikat e pamatura dhe kundërvënëse ndaj procesit normal të integrimit të ndërvetshëm./Opinion.al/

 

Etiketa: ASHAKedi rama


Ju sugjerojmë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

23 Qershor, 2026 10:32 pm
Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
Bota

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

23 Qershor, 2026 10:26 pm
Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
Aktualitet

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

23 Qershor, 2026 9:21 pm
Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
Aktualitet

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

23 Qershor, 2026 9:16 pm
Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën
Aktualitet

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën

23 Qershor, 2026 7:19 pm
Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor
Bota

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

23 Qershor, 2026 6:51 pm
FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”
Sport

FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

23 Qershor, 2026 6:38 pm
Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit
Bota

Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit

23 Qershor, 2026 5:41 pm
Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme
Politikë

Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme

23 Qershor, 2026 5:30 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Kryesore

Deputetja nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë të…

23 Qershor, 2026 5:16 pm
Para
A qëndron miliarderi George Soros pas Mini Shengenit?

A qëndron miliarderi George Soros pas Mini Shengenit?

Video/ Bllokohen 10 mijë lodra të rrezikshme për fëmijët

Video/ Bllokohen 10 mijë lodra të rrezikshme për fëmijët

Aludime për tradhti ndaj Miley Cyrus?Reagon menaxheri i të dashurit të saj

Aludime për tradhti ndaj Miley Cyrus?Reagon menaxheri i të dashurit të saj
















TE FUNDIT

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
23 Qershor, 2026

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Moska mbetet e gatshme të zhvillojë negociata paqeje me Ukrainën, por vetëm mbi bazën...

Lexo më shumë

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
23 Qershor, 2026

Koreja e Veriut ka deklaruar se do të përshpejtojë forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe programit bërthamor, ndërsa lideri...

Lexo më shumë

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
23 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Dritan Goxhajn, i cili lexoi deklaratën me disa kërkesa në protestën para Kryeministrisë....

Lexo më shumë

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
23 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 24 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}