Ajax ka mposhtur Tottenham me rezultatin 1-0, duke hedhur kështu një hap drejt finales së madhe.
Skuadra holandeze triumfoi në gjysmëfinalen e Champions League me golin e Dony van de Beek në minutën e 15-të.
Dhe pse gjatë ndeshjes Tottenham rrezikoi disa herë portën e Ajax, por ishin të pafuqishëm për të shënuar ndaj holandezëve.
Me këtë fitore Ajax bëri gati kandidaturën për të qenë në finalen e madhe në “Wanda Metropolitano”. / Opinion.al E.Xh.