Aktorja e dashur e humorit, Rudina Dembacaj, është shkëputur nga shout humoristike dhe duket se i ka munguar publikut shqiptar me rolet dhe batutat e saj ( veçanërisht ato të Ajes në Al Pazar).
Megjithatë Rudina nuk heq dorë nga humori, pasi në profilin e saj në Snapchat poston foto e video shumë simpatike.
Rudina u largua nga Al Pazar shtatorin e vitit të shkuar, pasi u përfol për një debat mes saj dhe autorit të programit Agron Llakaj. Megjithatë as Llakaj, as aktorja simpatike nuk janë prononcuar asnjëherë në media për këtë largim.