Aktualitet

“Air Albania” rinis fluturimet, ja kush do të jetë destinacioni i parë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:54 - 16/06/20 |
Al Do

“Air Albania” ka njoftuar rinisjen e fluturimeve të rregullta nga data 22 qershor.

Lajmi është bërë i ditur nga kompania shqiptare përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’.

Mësohet se të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufijve pas situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Destinacioni i parë i fluturimeve do të jetë Stambolli.

“Më 22 Qershor rifillojmë fluturimet e rregullta dhe destinacioni i parë: Stambolli! Të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufinjve. #AirAlbania”, thuhet në njoftimin e “Air Albania”. /Opinion.al

Pas