Kronikë

“Ai duhet varur”, detaje si djali mbyti nënën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:58 - 04/03/19 |
Geljano Fataj

“Gjeta derën e hapur dhe e shikoj në krevat të shtrirë. I fola dhe më tha jam e sëmurë. E shtriva sërish në krevat. Vjen djali dhe nisi debatin me nënën e tij. Ai ishte i dehur. Ai duhet varur”.

Është kjo deklarata që ka bërë kunata e 84-vjeçares Nazime Demollari, që dyshohet se u mbyt nga djali i saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së hënës në lagjen 14, në Korçë.

Viktima jetonte së bashku me djalin e saj Nesim Demollari, 64 vjeç, në të njëjtën banesë, ndërsa tre djem të tjerë jetojnë në SHBA dhe Tiranë.

Dyshohet, thotë policia, se 64-vjeçari në gjendje të dehur ka mbytur nënë pas një grindje./ Opinion.al

Pas