Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agron Duka: Nuk ka marrëveshje, të krijohet qeveria tranzitore

2019/08/31 at 5:39 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Agron Duka: 30 qershori tregoi krizën e numrave brenda mazhorancës

Agron Duka, kryetari i PAA,  ka publikuar disa foto gjatë takimit të tij me strukturat e kësaj partie në fshatin Vishaj.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtarë në “Facebook”, Duka shprehet se partia e tij është duke u përgatitur për një “stinë” të re politike, ku çelësat e zgjidhjes së krizës nuk i ka maxhoranca, por opozita.

Në statusin e tij, Duka është shprehur i bindur se opozita nuk duhet të pranojë asnjë marrëveshje, derisa të ngrihet qeveria tranzitore, e cila sipas tij, do të bëjë dhe përgatitjet për zgjedhjet të parakohshme, të lira dhe të ndershme.

Duka thekson se qeveria tranzitore duhet të marrë masat e duhura që vendi të mos shkojë më në kriza të politike. Kryetari i PAA, thekson gjithashtu se deputetët e në Kuvend dhe drejtuesit lokal të jenë persona që punojnë për popullin dhe jo për interesa personale.

Postimi i Agron Dukës:

Nga Vishaj, me strukturat e PAA-së, po përgatitemi për fillimin e një stine të re të politikës shqiptare, në të cilën çelësat e zgjidhjes së krizës nuk i ka më mazhoranca, por opozita. Vullneti për të mos pranuar asnjë marrëveshje, veç asaj me të cilën do të ngrihet një qeveri tranzitore, dhe do të përgatiten kushtet e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, është garancia që kriza të tilla nuk do të përsëriten më.

Duhet të shembim njëherë e mirë simbiozën e politikës me krimin, tjetërsimin e zgjedhjeve dhe mungesën e përgjegjshmërisë politike që buron nga marrja dhe mbajtja e pushtetit në forma jo legjitime. Kur kjo do të arrihet, e bashkë me të do të hartojmë edhe një platformë të ndryshimeve të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore, vendi do të hyjë realisht në një epokë të re. Një epokë në të cilën do të mund të flasim për ato tema që sot mbahen peng nga rënia e shtetit ligjor, korrupsioni dhe kriminalizimi i politikës, siç janë bujqësia, ekonomia, zhvillimi i qëndrueshëm dhe perspektiva europiane.

Nëse beteja për pastrimin e politikës ka dominuar në debatin publik, fundi i saj do të përkojë me një vëmendje të domosdoshme për zonat rurale. Nevojat e fermerëve, nga subvencionet e drejtpërdrejta dhe çmimi i naftës deri tek infrastruktura dhe sistemet e kullimit dhe vaditjes, përbëjnë shqetësime konkrete që presin zgjidhje. Zgjidhje që PAA është gati ti ofrojë në zgjedhjet e ardhshme!/ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik
Aktualitet

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik

28 Tetor, 2025 11:07 am
Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës
Kronikë

Shtyhet për në 11 nëntor seancën ndaj Metës

28 Tetor, 2025 10:48 am
Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit
Kronikë

Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit

28 Tetor, 2025 10:00 am
I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë
Kronikë

I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë

28 Tetor, 2025 9:47 am
Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë
Bota

Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë

28 Tetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Moti/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

28 Tetor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

28 Tetor, 2025 7:54 am
Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Para
Bayern Munchen nuk përmbahet, “shkatërron” Mainzin me gjashtë gola

Bayern Munchen nuk përmbahet, “shkatërron” Mainzin me gjashtë gola

Audio-përgjimet/ “Al Jazeera”:Asnjë zyrtar i implikuar nuk është arrestuar

Audio-përgjimet/ “Al Jazeera”:Asnjë zyrtar i implikuar nuk është arrestuar

Aksident në Greqi, vdes 31-vjeçari shqiptar

Aksident në Greqi, vdes 31-vjeçari shqiptar

TE FUNDIT

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik
28 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër të gjithë ata që kritikojnë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, teksa ai ndodhet në...

Lexo më shumë

Shtyhet për në 11 nëntor seancën ndaj Metës

Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës
28 Tetor, 2025

Gjykata e Posaçme shtyn për më 11 nëntor seancën ndaj Ilir Metës. Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit...

Lexo më shumë

Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit

Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit
28 Tetor, 2025

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Brothers”, duke vënë në pranga...

Lexo më shumë

I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë

I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë
28 Tetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës së djeshme në qytetin e Vlorës, ku një 17-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com