Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agjencia turke TIKA, 546 projekte të realizuara në Shqipëri deri më tani

2022/01/16 at 6:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Agjencia turke TIKA, 546 projekte të realizuara në Shqipëri deri më tani

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka kryer 546 projekte në Shqipëri që kur filloi veprimtarinë e saj në këtë vend rreth 25 vjet me parë. TIKA filloi aktivitetet e saj në Shqipëri në vitin 1996 nëpërmjet Zyrës së saj të Koordinimit të Programeve në Tiranë.


Sipas një njoftimi të TIKA-s, gjithsej 546 projekte që agjencia ka realizuar në Shqipëri në periudhën 1996-2022 kanë pasur për qëllim transformimin dhe zhvillimin social-ekonomik të vendit, konkretisht rindërtimin e infrastrukturës institucionale, përmirësimin e kapaciteteve administrative, forcimin e sektorëve të prodhimit dhe rritjen e kapaciteteve të punësimit, zhvillimin e sektorëve të shëndetësisë dhe arsimit, mbrojtjen e trashëgimisë së përbashkët historike dhe kulturore dhe ringjalljen e turizmit.

TIKA, projektet dhe aktivitetet e së cilës kanë vazhduar të rriten veçanërisht që nga viti 2004, ka zbatuar 52 projekte në sektorin e shëndetësisë, nga rinovimi i spitaleve dhe qendrave shëndetësore deri te krijimi i laboratorëve të analizave mjekësore dhe ofrimi i mbështetjes harduerike, si dhe 302 projekte në fushën e bashkëpunimit social dhe kulturor dhe zhvillimit të infrastrukturës administrative dhe civile.

Me rëndësinë që i ka dhënë fushës së arsimit në Shqipëri, agjencia turke kryen projekte për ndërtimin e shkollave, rinovimin e gjerë të çerdheve, shkollave dhe konvikteve ekzistuese, si dhe ofrimin e pajisjeve, duke përfshirë infrastrukturën teknike dhe mobilimin e institucioneve arsimore. Në këtë kuadër, deri më tani në gjithë vendin janë realizuar 124 projekte në fushën e arsimit.

Me qëllim të ruajtjes dhe transferimit të trashëgimisë së përbashkët historike dhe kulturore te brezat e ardhshëm, janë kryer restaurimet e Xhamisë Muratbeu në Krujë, Xhamisë së Kalasë së Prezës, Xhamisë së Nazireshës në Elbasan, Xhamisë së Iljaz Beut në Korçë dhe Xhamisë së Plumbit në Berat.

Ndërkaq, në vitet 2017-2018 u restauruan Sahat Kulla e Kalasë së Gjirokastrës dhe Sahat Kulla e Kavajës. TIKA ka përfunduar deri tani restaurimin e nëntë xhamive historike, duke përfshirë restaurimet e Xhamisë së Pazarit të Gjirokastrës në vitin 2020, Xhamisë së Beqarëve në Berat, Xhamisë Mbret në Berat, Teqesë Halveti dhe Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë në vitin 2021.

Përveç që ka ofruar mbështetje urgjente për vendin në fushën e shëndetësisë qysh në periudhën e parë të pandemisë COVID-19, TIKA ka ofruar gjithashtu mbështetje për plehrat dhe farat për të plotësuar nevojat e njerëzve që jetojnë në zonat rurale në qasjen në ushqim, sigurinë ushqimore dhe nevojat ushqimore, si dhe për të mbështetur prodhimin bujqësor dhe reduktimin e papunësisë në sektorin bujqësor. Me këto mbështetje, TIKA ka realizuar 34 projekte në fushën e bujqësisë.

– Xhamia e Et’hem Beut

Xhamia e Et’hem Beut, e cila është e vetmja xhami që ka mbijetuar nga tetë xhamitë e mëdha të ndërtuara në periudhën osmane në kryeqytetin Tiranë, filloi të ndërtohet nga Molla Beu në vitin 1208 Hixhri (1793-94). Pasi jeta e Molla Beut nuk mjaftoi për të përfunduar xhaminë, ajo u përfundua nga djali i tij Et’hem Beu në vitin 1238 Hixhri (1822-23).

Kjo vepër unike, e cila përputhet me metodat e artit të ndërtimit të periudhës osmane për sa i përket arkitekturës së saj, ngërthen një botëkuptim artistik që është shumë i zakonshëm në Ballkan me dekorimet dhe pikturat shumëngjyrëshe të vizatuara me dorë.

Një punë gjithëpërfshirëse restauruese ishte iniciuar nga TIKA me udhëzimet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, me qëllim ruajtjen dhe kalimin e Xhamisë së Et’hem Beut, e cila ka një vend të rëndësishëm në historinë dhe kulturën e përbashkët të dy vendeve, tek brezat e ardhshëm. Punimet e nisura në vitin 2018 përfunduan në vitin 2021.

TIKA në njoftimin e saj për shtypin thotë se Xhamia e Et’hem Beut do të vazhdojë të shkëlqejë në Tiranë edhe për shumë vite të tjera në shenjë miqësie dhe vëllazërie mes dy vendeve./Anadolu Agency



Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Para
“O unë, ose ti aty”, nusja-vjehrrit: Ti ke shumë shpenzime se je i sëmurë

“O unë, ose ti aty", nusja-vjehrrit: Ti ke shumë shpenzime se je i sëmurë

“Isha i papjekur”, pas deklaratës së vjehrrit i kthehet nusja: 70 vjeç u poqe?

“Isha i papjekur”, pas deklaratës së vjehrrit i kthehet nusja: 70 vjeç u poqe?

Netanjahu po negocion një marrëveshje për çështjen kundër tij për korrupsion

Netanjahu po negocion një marrëveshje për çështjen kundër tij për korrupsion
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}