Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agjencia e lajmeve Ansa: Vlora Marina, pjesë e “shpërthimit” të turizmit në Adriatik

2023/05/25 at 8:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Agjencia e lajmeve Ansa: Vlora Marina, pjesë e “shpërthimit” të turizmit në Adriatik

Një artikull i publikuar në agjencisë shtetërore italiane të lajmeve, ANSA i kushtonte vëmendje investimeve në rritje që po prekin të dy krahët e Detit Adriatik, ku nuk dilte jashtë vëmendjes edhe projekti më i ri në Shqipëri, ai i Portit të jahteve të Vlorës, ose siç njihet ndryshe, Vlora Marina, i cili edhe përse për nga gjeografia i përket detit Adriatik, ndodhet fare pranë, për të mos thënë në kufi, me Detin Jon, karakteristikë që e bën projektin edhe më të veçantë në krahasim me investime të tjera të ngjashme.


Mbi 416 milionë euro investime të nisura apo të planifikuara për infrastrukturën janë dedikuar për turizmin në detin Adriatik. Ky është vlerësimi për periudhën trevjeçare 2023-2025, sipas Risposte Turismo, një kompani italiane e specializuar në kërkimin dhe konsulencën e turizmit, dhe që ishte përfshirë në Raportin e Turizmit të Detit Adriatik, të paraqitur së fundmi në Dubrovnik nga Presidenti i kësaj sipërmarrje, Francesco di Cesare, siç citohej nga Ansa.

“Ndër projektet e reja, janë ai i Marinës së Vlorës në Shqipëri  (me 438 poste lundërimi të destinuara gjithashtu për segmentin e superjahteve, që do të jenë të gatshme duke filluar nga viti 2025 falë një investimi total prej rreth 45 milionë eurosh)” – shkruhet në artikullin, ku përmendet gjithashtu se për sa i takon lundërimit, Shqipëria ka patur rritjen më të madhe ne pellgun e Adriatikut, me 53.9% pasagjerë më shumë se një vit më parë, pas Sllovenisë, që kishte një rritje më të madhe, dhe përpara Malit të Zi, Greqisë, apo Italisë, të cilat gjithsesi janë mjaft më përpara për sa i takon numrit total të vizitorëve.

Sipas studimit, industria e kroçerave dhe në veçanti segmenti i trageteve do të jenë sektorët që do të përfitojnë më shumë nga investimet e reja në trevjeçarin e ardhshëm, për një shumë totale prej rreth 210 milionë eurosh.

Ekzistojnë gjithashtu projekte të shumta për zgjerimin e strukturave ekzistuese, duke përfshirë marinën Polesana (138 shtretër të rinj për një investim total prej 20 milionë eurosh) dhe marinën e Korfuzit (39 shtretër të rinj për një investim prej rreth 1.5 milionë euro). Në Itali do të krijohen rreth 100 shtretër të rinj: nga 40 që priten deri në fund të 2023 në portin turistik të Jesolos (Venecia), në thuajse 50 që do të jenë gati në 2024 në portin turistik të Rodi Garganico në provincën e Foxhias dhe dhjetë të tjerë të marinës së Brindizit.

“Shifrat që publikuam për të gjithë operatorët në këtë edicion të gjashtë të Forumit të Detit Adriatik, dëshmojnë për rimëkëmbjen e të gjithë turizmit detar në Adriatik: një sektor që do të kthehet së shpejti, në 2024, për të mos thënë që në në 2023, në një gjenerator të fuqishëm ekonomik” – tha Cesare, kreu i kompanisë që ka berë këtë studim.

 

Etiketa: Agjencia e lajmeve AnsaVlora Marina


Ju sugjerojmë

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

28 Qershor, 2026 10:51 pm
Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
Politikë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

28 Qershor, 2026 8:52 pm
Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
Bota

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

28 Qershor, 2026 7:42 pm
Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Para
Inteligjenca artificiale gjen zgjidhjen ndaj parazitit vdekjeprurës

Inteligjenca artificiale gjen zgjidhjen ndaj parazitit vdekjeprurës

Liqeni, ‘fushë’ me xixëllonja: Peshkohet me korrent në zonë të mbrojtur

Liqeni, ‘fushë’ me xixëllonja: Peshkohet me korrent në zonë të mbrojtur

Arrestohet shqiptari dhe e dashura e tij greke, në gomën rezervë iu gjet heroinë

Arrestohet shqiptari dhe e dashura e tij greke, në gomën rezervë iu gjet heroinë
















TE FUNDIT

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
28 Qershor, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi sot, pas tre ditësh armiqësish të ripërtërira, se çdo ndërhyrje në menaxhimin e...

Lexo më shumë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
28 Qershor, 2026

Ish-nën kryetari i PD Edmond Spaho ia ka kërkuar disa herë dorëheqjen Edi Ramës nga salla e Kuvendit gjatë viteve...

Lexo më shumë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
28 Qershor, 2026

Në Tiranë po zhvillohet protesta e ditës së 29-të radhazi, ku qytetarë e mbledhur në Sheshin “Skënderbej” marshuan drejt Kryeministrisë....

Lexo më shumë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
28 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka shkaktuar mbi 1,300 viktima që nga 21 qershori, bëri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}