Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Afrikano-amerikanët: Ende më të varfër,më të sëmurë dhe më pak të arsimuar

2020/06/05 at 9:14 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Afrikano-amerikanët: Ende më të varfër,më të sëmurë dhe më pak të arsimuar

Diskriminimi i vazhdueshëm kundër afrikano-amerikanëve është një nga arsyet kryesore për protestat masive pas vdekjes së George Floyd. Në SHBA ende ekzistojnë ligje që çimentojnë pabarazinë.

““Unë dua që ta dini se jeni të rëndësishëm, ” tha ish-Presidenti amerikan Barack Obama para të rinjve afrikano-amerikanë.” Unë dua që ju ta dini se jeta juaj është e rëndësishme, që ëndrrat tuaja janë të rëndësishme, ” tha ai në një fjalim për protestat pas vdekjes së George Floyd nga dhuna e policisë.

Por shumë afrikano-amerikanë në Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se janë të rëndësishëm dhe se mund t’i realizojnë ëndrrat e tyre dhe protestat masive të njerëzve të të gjitha ngjyrave drejtohen më shumë sesa kundër dhunës së policisë. Fjala është edhe për eleminimin e racizmit dhe pabarazinë sociale që rezulton prej tij.

Ende nuk është kapërcyer diskriminimi shekullor?

Që nga Ligji për të Drejtat Civile (Civil Rights Act) të vitit 1964, afro-amerikanët kanë status të barabartë ligjor dhe “ndarja raciale” është e paligjshme. Shumë programe të të ashtuquajturit Veprim Pohues duhet të kompensojnë disavantazhet e afrikano-amerikanëve, për shembull duke u rezervuar vende në universitet. Por deri më sot, popullsia e bardhë që përbën shumicën është mesatarisht më e pasur, më e arsimuar dhe më e shëndetshme.

Një çerek më pak të ardhura

Gjatë dekadës së kaluar të ardhurat mesatare të popullatës afrikano-amerikane në Shtetet e Bashkuara kanë qenë midis 20 dhe 25 përqind më të ulëta se ato të amerikanëve të bardhë. Dhe kjo nuk është për shkak të disa njerëzve shumë të pasur si multi miliarderët Bill Gates ose Jeff Bezos. Fjala këtu është për numrin e atyre të ardhurat e të cilëve janë nën nivelin e të ardhurave mesatare.

Racizëm strukturor

“Ekzistojnë një numër ligjesh dhe praktikash ligjore që kanë një ndikim më negativ tek afrikano-amerikanët sesa në grupet e tjera të popullsisë,” thotë Christian Lammert, politolog në Institutin John F. Kennedy në Universitetin e Lirë të Berlinit. “Kjo përfshin zbatimin e ligjit, arsimin dhe kujdesin shëndetësor.”

Ky racizëm strukturor ka një traditë të gjatë në SHBA, thotë Lammert. Kur qeveria miratoi sistemin e sigurimeve shoqërore në vitin 1935, ajo përjashtoi ndër të tjera punëtorët e fermave, punëtorët sezonalë, apo ata që punonin si ndihmës për punët e shtëpisë – pra profesione me të ardhura të ulëta, në të cilat qenë të punësuar shumë më tepër zezakë se sa të bardhë.

Sot sipas Lammert një shembull për racizmin struktural është politika ndaj drogave: “Veprat penale që lidhen me drogat që kryesisht konsumojnë zezakë ndëshkohen shumë më rëndë, sesa është rasti me drogat design, që përdoren kryesisht në Wall Street”. Kjo është një arsye e rëndësishme pse zezakët ka tri herë më shumë të ngjarë të përfundojnë në burg sesa të bardhët – gjë që ndikon edhe në mundësitë e tyre për t’u arsimuar dhe për avancimin profesional.

Rreth socio-ekonomik vicioz

Situata është e ngjashme në politikën shëndetësore. Në SHBA nuk ka sigurim të përgjithshëm shëndetësor dhe vetëm ata që fitojnë mirë, ose kanë një punëdhënës që ua paguan, kanë sigurim shëndetësor. Në vitin 2018, sipas një studimi të Fondacionit Kaiser Family, 11.5 përqind e afrikano-amerikanëve nuk kishin sigurim shëndetësor, kurse në radhët e amerikanëve të bardhë kjo shifër ishte vetëm 7.5 përqind.

Edhe pse “ndarja racore” zyrtarisht është e ndaluar, ajo në të vërtetë vazhdon të ekzistojë në shumë zona: afrikano-amerikanët shpesh jetojnë shpesh në lagje dhe komunitete afrikano-amerikane dhe të bardhët me të bardhët. “Kujdesi shëndetësor është shumë më i keq në lagjet e zezakëve sesa në zonat me popullsi kryesisht të bardhë”, shpjegon Lammert. Situata është e ngjashme për shkollat: “Cilësia e shkollave në lagjet e të zinjve është shumë më e keqe sesa në tek të bardhët. E njëjta vlen edhe për shanset e njerëzve me ngjyrë në tregun e punës”.

Gjendja më e dobët shëndetësore apo ushqimi më i keq reflektohen edhe në jetëgjatësi. Sipas shifrave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Statistikave të Shëndetit, aktualisht jetëgjatësia e afrikano-amerikanëve është pothuajse katër vjet me e ulët se e të bardhëve. Kjo duket tani qartë edhe tek numri i të vdekurve prej pandemisë COVID-19: ndër të vdekurit numrin më të madh e përbëjnë afrikano-amerikanët për shkak të shëndetit të tyre më të dobët, si dhe kujdesit shëndetësor më të dobët në lagjet e tyre – ose sepse thjesht nuk mund ta përballojnë që të mos shkojnë në punë./ DW

Ju sugjerojmë

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
-U tha në Opinion

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

4 Shkurt, 2026 10:42 pm
Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
Bota

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

4 Shkurt, 2026 10:38 pm
Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
Bota

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

4 Shkurt, 2026 10:08 pm
Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
Aktualitet

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

4 Shkurt, 2026 9:39 pm
Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…
Kronikë

Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…

4 Shkurt, 2026 8:23 pm
Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
Aktualitet

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

4 Shkurt, 2026 6:53 pm
“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
Bota

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

4 Shkurt, 2026 6:27 pm
Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
Aktualitet

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt, 2026 6:13 pm
Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
Bota

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

4 Shkurt, 2026 5:25 pm
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start
Bota

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start

4 Shkurt, 2026 4:26 pm
Para
COVID-19/ Komisioni Evropian: Hiqini kufizimet kufitare brenda muajit

COVID-19/ Komisioni Evropian: Hiqini kufizimet kufitare brenda muajit

Brazili dhe Meksika me numër rekord të viktimave nga koronavirusi

Brazili dhe Meksika me numër rekord të viktimave nga koronavirusi

1940/ Duçja përuroi monumentin e Skënderbeut me rastit e marshit mbi Romë

1940/ Duçja përuroi monumentin e Skënderbeut me rastit e marshit mbi Romë

TE FUNDIT

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
4 Shkurt, 2026

Të huaj që jetojnë në Shqipëri nuk është habi, por padyshim që të bën të kthesh kokën kur ai identifikohet...

Lexo më shumë

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
4 Shkurt, 2026

Administrata Trump ka tërhequr menjëherë 700 oficerë federalë të imigracionit nga Minneapolis. Kjo u bë e ditur nga “Cari i...

Lexo më shumë

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
4 Shkurt, 2026

Irani, i cili pritet të rifillojë bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara të premten në Oman, ka paralajmëruar vazhdimisht se...

Lexo më shumë

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
4 Shkurt, 2026

Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu, 96 vjeç, është paraqitur ditën e sotme me urgjencë në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com