Ministri i Jashtëm i Afganistanit, Salahuddin Rabbani, ka thënë se qeveria e tij është duke bërë çdo përpjekje për paqe me talibanët, porse këto përpjekje “nuk do të japin fryte” nëse “talibanët nuk vijnë në tryezën e bisedimeve”.
Ai i ka bërë këto komente të shtunën në një takim dypalësh me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili ka ndaluar pa paralajmërim në Kabul, në kuadër të një turneu në Lindjen e Mesme dhe në Azi.
“Besojmë se komuniteti ndërkombëtar mund të ndihmojë në inkurajumin e aktorëve kryesorë në rajon, për t’i sjellë talibanët në bisedime direkte me Qeverinë e Afganistanit”, ka thënë Rabbani./rel