Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Afera CEZ-DIA, si doli në skenë emri i Ilir Metës?

2015/12/17 at 3:38 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshimet në Qeveri, Meta përgënjeshtron Ramën

TIRANË- Në muajin shtator, për herë të parë u përmend emri i Ilir Metës për aferën CEZ-DIA. Rrjeti i Gazetarëve Investigativ të Ballkanit shkruante se Ilir Meta ka marrë rryshfet nga Kastriot Ismailaj. Dhe për këtë BIRN i referohej burimeve nga avokatët që mbronin qeverinë shqiptare në gjyqin e arbitrazhit.

Zyra ligjore Clifford Chance (që përfaqëson qeverinë në gjyq) pretendon se Meta ka qenë një nga përfituesit e pagesave prej miliona eurosh, të përfituara nga kompania e mbledhjes së borxheve prej CEZ Shpërndarje gjatë viteve 2010 dhe 2011.

Sipas dokumentit të hartuar nga Clifford Chance, DIA përfitoi 1.48 milionë euro në 2010 nga CEZ Shpërndarje për një raport të pavlerë për identifikimin e borxhit të kompanisë. Kjo pagesë besohet se u përfitua nga DIA për të influencuar një vendim të ERE për uljen e çmimit me të cilin KESH ia shiste energjinë elektrike CEZ.

Arbitrariteti i vendimit të marrë nga ERE vlerësohet t’i ketë kushtuar furnitorit publik të energjisë elektrike, dhjetëra miliona euro në humbje, të cilat janë mbuluar nga buxheti i shtetit.

Sipas dokumentit të protokolluar nga Clifford Chance në gjykatën e arbitrazhit më 30 qershor 2015; DIA ka përfituar në total 4.5 milionë euro nga CEZ Shpërndarje, gjatë një periudhe gati një vjeçare nga Nëntori 2010 deri në Tetor 2011. Në fakt në dokumentin e Clifford Chance citon: “Një ish kryeministër i proceduar për korrupsion”, por BIRN dhe më pas gjithë mediat shkruajtën se bëhet fjalë për Ilir Metën nisur nga fakti se Meta është i vetmi ish-kryeministër që është hetuar për korrupsion.

Sapo doli shkrimi i BIRN (shtator 2015) reagoi menjëherë lideri demokrat Lulzim Basha. Asokohe Basha ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Parlamentit.  “Meta duhet të lërë postin dhe të hetohet si qytetar i thjeshtë, sepse hetimi mund të zbulojë skemën më të madhe të korrupsionit në Shqipëri”, është shprehur Basha.

“Firma u krijua për të mbledhur borxhet e CEZ-it, ndaj duhet të nisë hetimi ndaj Ilir Metës, – theksoi Basha. – Avokatët e qeverisë kanë zbuluar se miku i Metës ka përfituar miliona euro. Firma ka përfituar miliona euro dhe i ndante me Ilir Metën. Ky është një mashtrim dhe një korrupsion i pastër”, pati deklaruar Basha.

Ju sugjerojmë

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim
Aktualitet

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim

27 Tetor, 2025 6:01 pm
Inceneratori i Tiranës dhe Veliaj, Dumani: Hetimet vazhdojnë
Aktualitet

Inceneratori i Tiranës dhe Veliaj, Dumani: Hetimet vazhdojnë

27 Tetor, 2025 5:43 pm
Dumani: Do vazhdoj të jem prokuror, zgjatja e mandatit nuk lidhet me emrin tim
Aktualitet

Dumani: Do vazhdoj të jem prokuror, zgjatja e mandatit nuk lidhet me emrin tim

27 Tetor, 2025 5:37 pm
Dumani: Rritje me 60% e aseteve kriminale të konfiskuara në krahasim me vitin 2023
Aktualitet

Dumani: Rritje me 60% e aseteve kriminale të konfiskuara në krahasim me vitin 2023

27 Tetor, 2025 5:16 pm
Dumani në Kuvend: 48 të proceduar për krime zgjedhore
Aktualitet

Dumani në Kuvend: 48 të proceduar për krime zgjedhore

27 Tetor, 2025 5:14 pm
Sanksionet ndaj naftës ruse, Orban pritet të bisedojë me Trump
Bota

Sanksionet ndaj naftës ruse, Orban pritet të bisedojë me Trump

27 Tetor, 2025 5:14 pm
3 humbje radhazi dhe 8 ndeshje pa fitore, Juventus shkarkon trajnerin
Sport

3 humbje radhazi dhe 8 ndeshje pa fitore, Juventus shkarkon trajnerin

27 Tetor, 2025 4:50 pm
Balluku në takimin e Ministrave të Energjisë në Bukuresht:10% energji diellore në…
Politikë

Balluku në takimin e Ministrave të Energjisë në Bukuresht:10% energji diellore në…

27 Tetor, 2025 4:14 pm
Organizuan lojëra fati, detyrim paraqitje për 3 policët
Kronikë

Organizuan lojëra fati, detyrim paraqitje për 3 policët

27 Tetor, 2025 4:09 pm
Rama në Riad, pritet nga Princi i Arabisë Saudite
Kryesore

Rama në Riad, pritet nga Princi i Arabisë Saudite

27 Tetor, 2025 4:05 pm
Para
Një mama seksi si Victoria Beckham

Një mama seksi si Victoria Beckham

E trishtuar Soni Malaj, i rikthehet spektaklit “Në një javë”

E trishtuar Soni Malaj, i rikthehet spektaklit "Në një javë"

Murinjo shkarkohet si trajner i Çelsit

Murinjo shkarkohet si trajner i Çelsit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim
27 Tetor, 2025

Në Parlament, kreu i SPAK Altin Dumani u pyet nga deputetë e opozitës për lajmet që qarkulluan në media për...

Lexo më shumë

Inceneratori i Tiranës dhe Veliaj, Dumani: Hetimet vazhdojnë

Inceneratori i Tiranës dhe Veliaj, Dumani: Hetimet vazhdojnë
27 Tetor, 2025

I pyetur nga deputetja Jorida Tabaku se cilat janë veprimet e SPAK lidhur me çështjen e 3 inceneratorëve, atë të...

Lexo më shumë

Dumani: Do vazhdoj të jem prokuror, zgjatja e mandatit nuk lidhet me emrin tim

Dumani: Do vazhdoj të jem prokuror, zgjatja e mandatit nuk lidhet me emrin tim
27 Tetor, 2025

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë. I pyetur nga deputetja Jorida tabakut...

Lexo më shumë

Dumani: Rritje me 60% e aseteve kriminale të konfiskuara në krahasim me vitin 2023

Dumani: Rritje me 60% e aseteve kriminale të konfiskuara në krahasim me vitin 2023
27 Tetor, 2025

Kreu i SPAK, Altin Dumani në pasqyrimin e veprimtarisë për vitin 2024, ka theksuar rritjen e efektivitetit të SPAK lidhur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com