I ftuar në Expres Rozë, këngëtari Adrian Gaxha ai ka thënë se me ish të dashurën e tij, Luana Vjollca janë ndarë si çdo çift tjetër që e ka fillimin ashtu edhe fundin.
“Nuk e di. Është pak temë e vjetër edhe vetë i kam harrur tani, si çdo lidhje e ka fillimin, mundet më pas edhe fundin. Lidhja ime e vjetër e ka marrë fundin. Thjesht si çdo çift si çdo njeri”, është shprehur Gaxha duke shtuar se, “gjithçka mundet, krejt varet prej vetë njeriut. S’ka diçka që s’mundet. Kilometrat janë vetëm kilometra, asgjë nuk ndryshon. Dy veta mundet të jenë afër njëri tjetrit dy santin largësi por nëse nuk e kanë atë drejtimin e ngjashëm ajo lidhje asnjëhereë nuk funksionon”, ka thënë Gaxha.