Një vajzë 17 vjeçare nga Nju Xhersi, bëri një nga ardhjet më të çuditshme në mbrëmjen e saj të maturës. Ajo u arriti brenda një arkivoli, duke habitur të gjithë bashkëmoshatarët e saj. Më pas ajo u ngrit, kapi prej dore shoqeruesin e saj, dhe të dy së bashku hynë në sallë më të gjallë se kurrë.
Nxënësit në fakt u shprehën se ideja e saj ishte brilante. E pyetur për arsyen e këtij veprimi, adoleshentja u shpreh se i pëlqen të jetë ndryshe./Opinion.al