Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Adoleshenti i masakruar në Landfilin e Sharrës, mjekësia ligjore konstaton prerje në trup dhe kokë

2016/08/08 at 9:59 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Adoleshenti i masakruar në Landfilin e Sharrës, mjekësia ligjore konstaton prerje në trup dhe kokë

Një 17­-vjeçar është gjetur dje i masakruar në landfillin e përpunimit të mbeturinave në Sharrë.


Disa orë pas ngjarjes, viktima u identifikua me emrin Ardit Gjoklaj, 17 vjeç, nga Tropoja, banues në Tiranë. Kanë qenë punonjës të landfillit që, pas mesditës së djeshme, kanë njoftuar Policinë për gjetjen e një kufome në vendin ku po punonin. Shërbimet e rendit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet në lidhje me krimin.

Fillimisht, Policia bëri me dije se viktima kishte në trup veshje mushamaje si ajo që mbajnë punëtorët e landfillit. Po kështu, ai kishte në duar doreza plastike të njëjta me ato që mbajnë punëtorët e Sharrës gjatë kohës që punojnë në landfill. Këto detaje e bënë Policinë të dyshonte që në fillim te fakti se viktima mund të ishte punonjës i landfillit, ku edhe gjeti vdekjen.

Identifikimi i viktimës

Në orët e pasdites së djeshme, Policia e Tiranës deklaroi zyrtarisht se ka identifikuar kufomën e gjetur mesditën e së dielës në Sharrë. “Bëhet fjalë për shtetasin Ardit Gjoklaj, 17 vjeç, nga Tropoja, banues në Tiranë”, kanë thënë burimet zyrtare të Policisë. Sipas tyre, identifikimi i viktimës është bërë mbi bazën e dëshmive nga të afërmit e tij. Po kështu, Policia ka thënë se ekspertët e mjekësisë ligjore konfirmuan faktin se viktima nuk ka më shumë se 48 orë që ka humbur jetën.

Vrasje apo aksident

Dje gjatë gjithë pasdites efektivat e Policisë kanë bërë përpjekje për përcaktimin e pistës së ngjarjes, duke qenë të dyzuar mes një vrasjeje apo një aksidenti. Dyshimet e para dhe më kryesoret lidhen me një vrasje, pasi viktima, Ardit Gjoklaj, 17 vjeç, ka pasur një plagë në kokë, shenjë e dukshme goditjeje. Policia tha fillimisht se viktima mund të ishte vrarë duke u qëlluar me sëpatë në kokë. Por këqyrja e mëtejshme e kufomës evidentoi masakrimin e trupit të 17­ vjeçarit, tek i cili u konstatuan prerje e copëtime edhe në pjesë të tjera të trupit e në gjymtyrë.

Pistat e Hetimit

Grupi i hetimit ka ngritur dje si pistë të parë atë të një vrasjeje të 17-­vjeçarit nga persona ende të paidentifikuar. Për këtë arsye janë shoqëruar dje në Polici katër persona që punojnë në landfillin e Sharrës. Atje shpesh ka konflikte mes punonjësve në lidhje me parcelat e përpunimit të mbeturinave që mbërrijnë nga kryeqyteti. Në vazhdimësi konfliktet mes punonjësve janë shoqëruar edhe me konfrontime fizike, por pa arritur deri te vrasja, siç mendohet se ka ndodhur së fundi. Pista tjetër që po heton Policia ka të bëjë me një vrasje aksidentale, pasi dyshohet se gjatë orëve të mbrëmjes, makineritë e transportit apo përpunimit të mbeturinave mund ta kenë goditur viktimën dhe më pas e kanë zënë poshtë gjatë procesit të punës./ Panorama.al

Etiketa: Ardit GjoklajmasakrimSharra


Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
Çfarë ka bërë Pogba që të meritojë 120 milion euro?

Çfarë ka bërë Pogba që të meritojë 120 milion euro?

Horror në Londër, pasagjeri nxjerr kokën në dritare,  treni ia merr me vete

Horror në Londër, pasagjeri nxjerr kokën në dritare, treni ia merr me vete

Flet Majlinda Kelmendi: Ne i mbijetuam luftës dhe nëse duam diçka mund ta arrijmë

Flet Majlinda Kelmendi: Ne i mbijetuam luftës dhe nëse duam diçka mund ta arrijmë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}