Që nga fillimi i kohës ka pasur një joshje ndaj tipave të fortë.
Nuk janë të paktë ata që duan të shohin një imazh të Shullazit, për të pasur një ide se kush është njeriu që ka terrorizuar biznesmenët shqiptarë, duke krijuar edhe një bandë me ‘truproja’ dhe adhurues.
Miti i Shullazit ka ekzistuar prej disa vitesh, megjithatë së fundmi ishte veshur me një mantel politik.
Një video e hedhur në rrjet (SIPER) tregon se si disa vajza kanë një mesazh për Shullazin.
Nga qendra e Tiranës ato thonë se mezi presin që ai të dalë nga qelia.
Ndërkohë emri i Shullazit është kthyer në etalon për tipat që shkelin ligjin dhe bëjnë të fortin, siç tregon videoja tjetër më poshtë.