Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Açka: Të gjenden sa më shpejt autorët e sulmit ndaj Top Channel

2023/03/28 at 12:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Açka: Të gjenden sa më shpejt autorët e sulmit ndaj Top Channel

Kryetarja e Komisionit të Mediave dhe Edukimit, Flutura Açka, këtë të martë në një dalje për mediat ka kërkuar zbardhjen e sulmit mbi Top Channel dhe vënien e autorëve para drejtësisë.


Deputetja demokrate u shpreh se ende nuk kemi asnjë informacion se çfarë po ndodh me gjetjen e autorëve dhe vrasjen e një të pafajshmi në vendin e punës.

Më tej ajo i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i lërë sarkazmat dhe ta marrë seriozisht këtë ngjarje që e cilësoi si të frikshme.

“Në mbështetje të ndjeshmërisë së lartë publike të ardhur pas sulmit kriminal me armë zjarri mbi median kombëtare TOP Channel, ku mbeti i vrarë punonjësi Pal Kola, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, grupi i deputetëve të Opozitës në Komisionin Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, njëherësh me ngushëllimet e thella për familjen e të ndjerit, shpreh shqetësimin e shtuar se akte të tilla, të paralajmëruara më herët me akte të veçanta e sporadike të dhunës ndaj gazetarëve, disa prej tyre edhe të vetë kësaj medieje, mund të parathonë një stinë të vështirë elektorale ku po hyjmë.

Me ngjyrat, skenarin dhe dhunën e një akti të pastër terrorist, ky sulm duhet të kishte ngritur në këmbë shtetin shqiptar, jo vetëm se ai prek shenjtërinë e një prej pushteteve më të ndjeshme, më të brishta dhe më themelore të demokracisë, por sepse ai dëmton dhe vë në dyshim sigurinë e të gjitha fijeve të komunikimit publik, që është thelbi i fjalës dhe medias së lirë në një demokraci të shëndetshme.

Në të gjitha rastet e përsëritura të ngjashme, edhe pse jo të këtyre përmasave, opozita e ka ngritur zërin me shqetësim për një investigimin të plotë dhe nxjerrjen para drejtësisë së fajtorëve, duke denoncuar apatinë e plotë të organeve kompetente në zbardhjen e çështjeve të tilla. Tani jemi dy ditë më pas dhe nuk kemi asnjë informacion se çfarë po ndodh me gjetjen e terroristët dhe vrasësit e një shqiptari të pafajshëm në vendin e tij të punës.

Shqetësimi i menjëhershëm i ndërkombëtarëve, alarmi i aktorëve më të rëndësishëm publikë dhe i mbarë qytetarëve shqiptarë, dënimi i lehtësisë me të cilën krimi zotëron qytetet shqiptare, se si vret dhe ndëshkon shqiptarë të ndershëm, se si dërgon sinjale të hapura shantazhi ndaj fjalës së lirë, duhet t’i kishte shtyrë autoritetet shqiptare të ngarkuara ligjërisht për sigurinë dhe mbrojtjen e shqiptarëve, në dhënien e një prioriteti akut ndaj kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila gërvisht sovranitetin dhe prosperitetin e medias së lirë shqiptare, të ndërtuar me aq mund.

Ndaj, duke përcjellë mbështetjen tonë publike dhe solidarizimin me TOP Channel, me gazetarët dhe të gjithë stafin e tyre, ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme, edhe personalisht zotit Çuçi, Policisë së shtetit, Policisë së Tiranës, të gjejnë sa më shpejt fajtorët dhe t’i çojnë ata para drejtësisë, të sigurojnë mbështetjen e tyre të pakufishme mbi median shqiptare, cilado qoftë ajo, edhe kur jo gjithmonë duartroket kinse sukseset e qeverisë shqiptare. Para ligjit dhe Kushtetutës së Shqipërisë të gjithë jemi të barabartë.

I bëjmë thirrje Kryeministrit shqiptar, t’i lërë sarkazmat me të dehur e sarhoshë që shëtisin me kallashnikovë netëve shqiptare në gjueti për terror, dhe ta marrë seriozisht këtë ngjarje të frikshme. Mjafton t’i kujtojmë Kryeministrit shqiptar të shkujdesur dukshëm me krimin, se mjafton djegia e makinës diku për të humbur gjurmët, për të kuptuar skenarin dhe të gjithë regjisurën e banditëve të pastër. Sigurisht, një Kryeministër që bën vetë terror me tritol ditën për diell, ditën e festave, në zenit të verës në mes të plazhistëve, vetëm e vetëm të dëshmojë forcën e pushtetit, vetëm e vetëm të dëmtojë asetet e një medieje që ai nuk e kontrollon dot, e trajton si një shaka dhe lojë luftash barabatjen e krimit me shtetin, pse jo edhe duke e konkurruar atë plotësisht.

Ne i bëjmë thirrje edhe politikës shqiptare, segmenteve të caktuara të saj, të ndalin gjuhën, shpesh shumë të ashpër, shpesh me doza agresive, shpesh me shpifje e shantazhe, që nuk bëjnë gjë tjetër, veç i krijojnë një parajsë publike dhe një mjedis perfekt për frymëzimin e krimit dhe dhunës në shoqërinë shqiptare.

Si pjesë e një komisioni shumë të rëndësishëm parlamentar që drejtohet nga Opozita, grupi i deputetëve të Opozitës në Komisionin Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik u bën thirrje edhe disa analistëve politikë dhe me autoritet, të ndalin thirrjet e tyre publike për dhunë ndaj asaj që ata paracaktojnë me paragjykim si pjesë e madhe apo e vogël e opozitës shqiptare.

I bëjmë thirrje AMA-s të monitorojë me seriozitet të lartë rastet e shpeshta të kësaj natyre, në të cilat janë shfaqur ftesat publike për ndëshkim nga cilido shëtitës e bujtës i televizioneve shqiptare, si akte të një papërgjegjshmërie të lartë dhe nxitëse të përplasjeve në prag të fushatës së zgjedhjeve vendore.

Duke përsëritur qëndrimin tonë të palëkundur në mbështetjen ndaj çdo gazetari dhe çdo medie shqiptare, ne nuk do të reshtim të kërkojmë nga shteti të përgjigjet dhe të veprojë në detyrimin e tij ndaj ligjit për sigurimin e jetës dhe mbarëvajtjes së punës së tyre se pushtetit të shenjë mediatik në Shqipëri”-tha Açka.

Etiketa: Flutura AckaTop-Channel


Ju sugjerojmë

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
Kryesore

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

13 Dhjetor, 2025 10:38 pm
Auto-Skicë
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
Aktualitet

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

13 Dhjetor, 2025 10:14 pm
Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Para
Drejtoresha e AKSHI-t, në Bruksel: Rruga e digjitalizimit në Shqipëri e pakthim

Drejtoresha e AKSHI-t, në Bruksel: Rruga e digjitalizimit në Shqipëri e pakthim

“Jeta ime kaq e pati”, mesazhi që la Feimi para se të gjendej i vdekur

“Jeta ime kaq e pati”, mesazhi që la Feimi para se të gjendej i vdekur

Jep dorëheqjen kreu i PS Rubik: Kandidati ynë bën fushatë me njerëz me precedentë penalë

Jep dorëheqjen kreu i PS Rubik: Kandidati ynë bën fushatë me njerëz me precedentë penalë
















TE FUNDIT

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
13 Dhjetor, 2025

U shoqërua me diskutime e madje edhe debate, mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ku është diksutuar ndër të tjera...

Lexo më shumë

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

Auto-Skicë
13 Dhjetor, 2025

Në ditën kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK-ut, një nga...

Lexo më shumë

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
13 Dhjetor, 2025

Nga Arianit Shehu Publikimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për vitin 2025 (NSS) është më shumë se një...

Lexo më shumë

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
13 Dhjetor, 2025

Është shoqëruar me debate mes Ervin Salianjit dhe kreut të PD-së Berisha, mbledhja e sotme e kryesisë. Ka qenë pikërisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com