Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Acarohen raportet Turqi-Greqi. Informacionet për të shtënat kundër një anijeje turke

2022/09/12 at 9:27 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Acarohen raportet Turqi-Greqi. Informacionet për të shtënat kundër një anijeje turke

Turqia dhe Greqia japin informacione të kundërta për të shtënat kundër një anijeje turke në zonën kufitare. Këto të shtëna kanë tensionuar edhe më shumë gjendjen mes tyre.

Sipas informacioneve nga Greqia, roja bregdetare greke ka qëlluar me të shtëna paralajmëruese ndaj anijes turke, për shkak se kjo anije po lëvizte në zonat ujore greke pranë ujdhesës Lesbos.

Kapiteni i anijes “Anatolian” kishte refuzuar më parë kërkesën e autoriteteve greke për kontrollin e anijes. Anija më pas lundroi në ujërat e afërta turke, kumtoi Qendra e rojeve bregdetare greke të dielën në mëngjes. Rojet bregdetare turke u informuan për incidentin, i cili ndodhi të shtunën nga mesdita, kumtuan autoritetet greke.

Turqia pohon të kundërtën

Versioni turk i ngjarjeve është i ndryshëm: Të shtunën, media turke, duke cituar një pjesëtar të rojes bregdetare turke, raportoi se drejt anijes “Anatolian” është qëlluar njëmbëdhjetë milje detare larg ishullit turk Bozcaada, në ujërat ndërkombëtare. Autoritetet turke thonë se dy anijet greke të përfshira në këtë incident nuk i kanë respektuar ligjet ndërkombëtare. Sipas televizionit shtetëror turk TRT, anijet greke janë larguar nga vendi i ngjarjes kur rojet bregdetare turke kanë mbërritur atje.

Roja bregdetare turke shoqëroi “Anadolianin”, i cili lundronte nën flamurin e Komorës. Zyra e prokurorit vendor ka nisur hetime, njofton Anadolu News Agency.

Shkaqet e mosmarrëveshjeve

Marrëdhëniet mes dy partnerëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, janë në një pikë të ulët për shkak të konflikteve të shumta. Të dy vendet akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të hapësirës ajrore. Turqia është e zemëruar edhe për militarizimin e ishujve grekë në Egjeun lindor. Përveç kësaj, ka mosmarrëveshje të përsëritura edhe për shkak të shpimeve nga autoritetet turke në kërkim të gazit në Mesdhe.

Mediat kanë publikuar video ku shihen granatimet. Këto të dhëna nuk kanë mundur të konfirmohen nga burime të pavarura. Në këtë rajon lëvizin shumë anije që sjellin emigrantë të paligjshëm nga Turqia në Greqi ose Itali. Roja bregdetare greke kontrollon pothuajse çdo anije që lëviz në mënyrë të dyshimtë në detin Egje. Marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, po tendosen kohët e fundit./DW

Ju sugjerojmë

Ndërron jetë ish-ministri britanik, Norman Tebbit
Bota

Ndërron jetë ish-ministri britanik, Norman Tebbit

8 Korrik, 2025 10:22 am
Dhunuan bashkëmoshataren dhe shpërndanë videon/ E pësojnë 4 të miturat, në kërkim..
Aktualitet

Dhunuan bashkëmoshataren dhe shpërndanë videon/ E pësojnë 4 të miturat, në kërkim..

8 Korrik, 2025 10:19 am
Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës
Rajoni

Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

8 Korrik, 2025 10:11 am
Vijon zjarri në Malin e Dukatit, rrezikohet përhapja e flakëve
Aktualitet

Vijon zjarri në Malin e Dukatit, rrezikohet përhapja e flakëve

8 Korrik, 2025 10:09 am
Gonxhja mirëpret në Tiranë ministrin Izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës
Aktualitet

Gonxhja mirëpret në Tiranë ministrin Izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës

8 Korrik, 2025 10:05 am
Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën
Bota

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

8 Korrik, 2025 9:59 am
Netanyahu nominon Presidentin e SHBA për Çmimin Nobel: Trump, “krijues paqeje”
Bota

Netanyahu nominon Presidentin e SHBA për Çmimin Nobel: Trump, “krijues paqeje”

8 Korrik, 2025 9:44 am
Në kërkim për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari. Pritet ekstradimi drejt Italisë
Aktualitet

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari. Pritet ekstradimi drejt Italisë

8 Korrik, 2025 9:40 am
Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin
Aktualitet

Durrës/ Plagosi me thikë një shtetas, arrestohet 17 vjeçari i shpallur në kërkim

8 Korrik, 2025 9:26 am
“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“
-Kulturë

“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“

8 Korrik, 2025 9:20 am
Para
E internuar në Lushnje,dëshmia:Isha 16 vjeçe, më futën në një barakë me burra beqarë

E internuar në Lushnje,dëshmia:Isha 16 vjeçe, më futën në një barakë me burra beqarë

Kongresi i Arsimit/Kushi: Bursa studimi me kusht që studenti të qëndrojë në Shqipëri

Kongresi i Arsimit/Kushi: Bursa studimi me kusht që studenti të qëndrojë në Shqipëri

Rama: Gjuha më e rrezikuara, të forcojmë pozicionin e saj në këtë kaos gjuhësor

Rama: Gjuha më e rrezikuara, të forcojmë pozicionin e saj në këtë kaos gjuhësor

TE FUNDIT

Ndërron jetë ish-ministri britanik, Norman Tebbit

Ndërron jetë ish-ministri britanik, Norman Tebbit
8 Korrik, 2025

Ish-politikani britanik, Norman Tebbit ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeç, raportuan mediat e huaja. Tebbit personifikoi vlerat e Partisë...

Lexo më shumë

Dhunuan bashkëmoshataren dhe shpërndanë videon/ E pësojnë 4 të miturat, në kërkim..

Dhunuan bashkëmoshataren dhe shpërndanë videon/ E pësojnë 4 të miturat, në kërkim..
8 Korrik, 2025

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar lidhur me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen...

Lexo më shumë

Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës
8 Korrik, 2025

Në Bosnje e Hercegovinë nisi të martën Marshi i përvitshëm i Paqes, në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë....

Lexo më shumë

Vijon zjarri në Malin e Dukatit, rrezikohet përhapja e flakëve

Vijon zjarri në Malin e Dukatit, rrezikohet përhapja e flakëve
8 Korrik, 2025

Vatra e zjarrit në malin Vastak, pranë fshatit Dukat në Vlorë, vazhdon të jetë aktive prej katër ditësh, ndërsa rritet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com