Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia në Krujë pasi ishte shpallur në kërkim për akuzën “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë”.
I riu i arrestuar është identifikuar me inicialet Sh. M., banues në Fushë Krujë. Dyshohet se i arrestuari në vitin 2019 ka kryer marrëdhënie seksuale me një 30-vjeçare e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën “Arrest në burg”./ Opinion.al