Një gjykatë e Melburnit në Australi vendosi këtë të mërkurë të dënojë me gjashtë vite burg kardinalin George Pell, ish-këshilltar i Papa Françeskut. Pell akuzohet për abuzime seksuale ndaj dy minorenëve, në vitin 1996 kur ishte Arqipeshkv i Melburnit.
77-vjeçari George Pell është prifti më i lartë në hierarkinë katolike që ka marrë një dënim për abuzime seksuale. Ashtu si gjatë gjithë kësaj kohe, George Pell ka thënë se është i pafajshëm dhe ka apeluar dënimin. Më 5 qershor, Gjykata e Apelit do të nisë shqyrtimin e kërkesës së tij./Opinion.al