Rajoni

Kosova pezullon fluturimet e avionëve “Boeing 737-8 MAX”


               Publikuar në : 09:16 - 13/03/19 |
b.f

Kosova ka ndaluar të gjithë fluturimet e avionëve “Boeing 737-8 MAX” si dhe “Boeing 738-9 MAX”. Vendimi është marrë nga Autoriteti i Aviacionit Civil  të Kosovës, institucion që ka pezulluar fluturimet e këtyre avionëve deri në një njoftim të dytë.

“Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, informon të gjithë qytetarët se drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, përkohësisht ka ndaluar të gjitha operimet e tipave të aeroplanëve ‘Boeing 737-8 MAX’ si dhe ‘Boeing 738-9 MAX’, mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës, për shkak të hetimeve në vazhdim lidhur me pajisjet e mjeteve ajrore ‘Boeing 737-8 MAX’ dhe ‘Boeing 738-9 MAX’. Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe vazhdon deri në njoftimin e rrudhës”, thuhet në njoftim.

Ky vendim erdhi pas rrëzimit të avionit “Boeing” në Etiopi ku humbën jetën 157 persona. Ky ishte rrëzimi i dytë brenda pesë muajsh, pas atij pas atij të në Indonezi, ku humbën jetën 189 persona. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Kina ishte e para që vendosi pezullimin e fluturimeve të këtyre avionëve, e ndjekur nga Etiopia dhe disa vende të Bashkimit Europian./Opinion.al

Pas