Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Abazoviç ofron ristrukturimin e qeverisë gjatë seancës për rrëzimin e saj

2022/08/19 at 9:13 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Abazoviç ofron ristrukturimin e qeverisë gjatë seancës për rrëzimin e saj

Pas katër orësh pauzë, në seancën ku po diskutohet për rrëzimin e Qeverisë, kryeministri malazez, Dritan Abazoviq, doli me një ofertë për ristrukturimin e qeverisë së tij.


Nëntë deputetë të Lëvizjes Ura dhe Partisë Socialiste popullore të Malit të Zi kanë nënshkruar iniciativën për ristrukturimin e ekzekutivit.

Kjo iniciativë, e cila erdhi gjatë seancës ku po diskutohet mocioni për votimin e mosbesimit të Qeverisë së Dritan Abazoviqit, përmbanë parimet mbi të cilat duhet të bazohet qeveria e re, dhe i bën thirrje të gjitha partive parlamentare t’i bashkohen iniciativës, përveç atyre që kanë iniciuar mosbesimin ndaj Qeverisë.

Në vazhdim të seancës, njëri nga liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, ka bërë të ditur se deputetët  e këtij grupi janë të gatshëm që menjëherë të nënshkruajnë ofertën e Abazoviqit.

Referuar dokumentit të nënshkruar nga nëntë deputetë, i cili është publikuar nga Abazoviq, bisedat për ristrukturimin e ekzekutivit malazez do të nisin pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Malit të Zi.

Parimet e dokumentit të nënshkruara përfshijnë: forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, reformën zgjedhore dhe reformat ekonomike, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor, integrimet evropiane, bashkëpunimi rajonal dhe përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Paraprakisht, pas katër orë e gjysmë diskutimi për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviq, me kërkesë të Frontit Demokratik (FD) deputetët shkuan në pushim. Tani ata janë kthyer në seacë.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe lëvizja URA e Abazoviqit fituan shumicën.

Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviqit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Paraprakisht, është zhvilluar një debat mes deputetëve dhe kryeministrit.

Në fjalën e tij hyrëse, deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Danijell Zhivkoviq, tha se Qeveria e Abazoviqit ka braktisur agjendën evropiane dhe ka humbur një mundësi historike, “sepse kryeministri përmbushi detyrimet e tjera dhe pranoi të shantazhohet”.

“Në vend të kryeministrit evropian, jeni bërë ish-kryeministër. Mali i Zi, pas Qeverisë së ekspertëve dhe pakicës, nuk ka më kohë për eksperimente politike. Është koha që të kemi zgjedhje ku do të zgjidhet një qeveri legjitime”, tha Zhivkoviq.

Abazoviq iu kundërpërgjigj Zhivkoviqit, duke thënë se nuk është e vërtetë që DPS-ja e ka paraqitur iniciativën për rrëzimin e tij për shkak të mungesës së progresit të shtetit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Ju e keni dorëzuar iniciativën për shkak të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse. Ju thatë se ishte krim dhe tradhti ndaj interesave kombëtare dhe prandaj e dorëzuat. Mos u fshihni pas evropianizmit”, tha Abazoviq.

Paqartësi mes disa partive

Ende nuk dihet cili do të jetë epilogu i seancës së Kuvendit, sepse Fronti Demokratik pro-rus, Demokratët e Alleksa Beçiqit dhe Partia Boshnjake, nuk janë deklaruar nëse do të votojnë për rrëzim të Qeverisë.

Të paktën pesë vota të tyre janë të nevojshme për ta bërë diçka të tillë.

Ndonëse disa nga Fronti Demokratik kanë thënë se rrëzimi i Qeverisë së Abazoviqit është “drejtësi e Zotit”, deputeti Sllaven Radunoviq, ka kërkuar pauzë, ashtu që liderët e partive që kanë fituar shumicën e zgjedhjet e vitit 2020, të mund të marrin vendim.

“Ia kemi borxh popullit”, ka thënë Radunoviq.

Edhe Partia Boshnjake nuk dihet ende si do të veprojë në votëbesim.

Në një konfernecë për media para fillimit të seancës, Abazoviq ka thënë se nëse Qeveria mbijeton dhe ka ristrukturim, “nuk ka dyshim që ai do të mbetet kryeministër”.

Partia Mali i Zi Demokratik ka thënë se në fund të seancës do të vendosë si do të votojë.

Abazoviq akuzon kundërshtarët politikë se kanë lidhje me krimin

Kryeministri Abazoviq ka shkaktuar një mori reagimesh pasi gjatë seancës ka akuzuar Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS), të presidentit Millo Gjukanoviq, ish-prokurorët dhe disa kompani e media se janë të lidhura me krimin.

Sipas tij, një rast i konfiskimit të cigareve në Portin e Tivarit, është i lidhur me kompaninë Bemax të Malit të Zi.

Sipas tij, Bemax, një nga kompanitë më të mëdha ndërtimore, e ka themeluar një portal që e lidh jodrejtpërdrejt Abazoviqin me klanet kriminale në Malin e Zi.

Kryeministri Abazoviq ka ftuar prokurorin që të verifikojë pretendimet e tij.

Ai ka akuzuar zyrtarët nga partitë që duan të rrëzojnë Qeverinë, se po synojnë ta destabilizojnë Malin e Zi.

Ai e ka konsideruar deputetin, Predrag Boshkoviq të DPS-së dhe ministrin e Mbrojtjes, Rashko Konjeviq nga Partia Socialdemokrate (SDP), si “ekzekutorë politikë të destabilizimit të Malit të Zi”.

Boshkoviq i ka konsideruar deklaratat e Abazovbiqit si të pavërteta, dhe ka thënë se ato “nuk janë dëgjuar në politikë në 30 vjetët e fundit”.

Sipas tij, deklaratat e Abazoviqit shënjestrojnë kundërshtarët politikë.

Kush e kërkoi mocionin e mosbesimit?

Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë e kanë iniciuar 36 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit, Millo Gjukanoviq, dhe një pjesë e partive të shumicës qeverisëse.

Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend.

Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviqit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Kjo marrëveshje u vlerësua si e dëmshme për interesat kombëtare të shtetit.

Iniciatorët po ashtu kanë vlerësuar se Qeveria ka pasur detyrë prioritare reformimin e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit, ashtu që të përshpejtohet procesi i integrimit evropian.

“Për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të Abazoviqit, që rezulton në rritje të tensioneve në shoqëri, dhe humbje potencialisht të pariparueshme të kohës për përmbushje të obligimeve nga agjenda jonë evropiane, Qeveria e ka humbur legjitimitetin e saj”, është thënë në iniciativë.

Votat e kujt janë të sigurta?

Iniciatorët për rrëzimin e Qeverisë kanë 36 deputetë të shumicës parlamentare, të udhëhequr nga Partia e Gjukanoviqit, e cila i ka dhënë më parë mbështetje pakicës së kryeministrit Abazoviq.

Së bashku me këtë parti, nismën për rrëzimin e Qeverisë e ka përkrahur edhe Partia Socialdemokrate, e cila ka dy poste ministrore, Socialdemokratët, që janë në opozitë, Partia Liberale dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.

Qeveria e Abazoviqit është formuar më 28 prill, meqë në shkurt është rrëzuar Qeveria e Zdravko Krivokapiqit, pikërisht me iniciativën e Abazoviqit.

Qeveria e Krivokapiqit është formuar nga Fronti Demokratik, Demokratët, dhe Lëvizja qytetare, URA, e Abazoviqit.

Qeveria e ekspertëve, në krye me Krivokapiqin, dhe ajo e pakicës, në krye me Abazoviqin, janë formuar në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të gushtit 2020.

Në atë proces zgjedhor, opozita e atëhershme pati mundur Partinë Demokratike të Gjukanoviqit (DPS) dhe partinë e saj partnere.

Në ato zgjedhje parlamentare, DPS ka humbur pushtetin pas 30 vjetëve dhe ka kaluar në opozitë.

Mundësi e re për të rrëzuar Qeverinë më 2 shtator

Nëse Qeveria e Abazoviqit mbijeton, e ardhmja e saj do të sfidohet sërish më 2 shtator, kur do të mbahet seanca e re e Kuvendit, me iniciativën e Frontit Demokratik dhe Demokratëve.

Këtë propozim e kanë paraqitur 32 deputetë, duke kërkuar njëkohësisht që në atë seancë të diskutohet edhe shkarkimi i kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviq.

Si arsye për rrëzimin e Qeverisë, deputetët kanë përmendur humbjen e kapaciteteve funksionale dhe thellimin e krizës ekonomike.

“Qeveria e kryeministrit Abazoviq vazhdimisht ka treguar paaftësinë e saj për t’u mbrojtur nga ndikimet e brendshme destruktive politike, të cilat çuan në mosbesim të ndërsjellë dhe konfrontime të vështira brenda vetë Qeverisë. Kjo shkaktoi pasiguri dhe ekstremizëm të situatës në Mal të Zi.”

Partitë opozitare nuk kanë shpjeguar pse kanë propozuar një datë të re për diskutimin e rrëzimit të Qeverisë së Abazoviqit, kur të premten, më 19 gusht, do të votohet për diçka të tillë.

Dy nismat për rrëzimin e Qeverisë së Abazoviqit janë nënshkruar nga gjithsej 68 deputetë të partive në pushtet dhe opozitë, nga 81 deputetë sa janë në Kuvendin e Malit të Zi./REL/



Ju sugjerojmë

Aktualitet

12 Qershor, 2025 1:31 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

Kandidatët e opozitës akuzojnë se u janë devijuar votat/ Berisha: Do t’i mbështesim

12 Qershor, 2025 1:28 pm
Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin
Aktualitet

Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin

12 Qershor, 2025 1:27 pm
“S’ka moshë mbrojtja e së vërtetës”/Berisha:30 vite në politikë, por ky është mision
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Berisha: Nuk e kemi ende në dorë vendimin për çështjen në gjykim

12 Qershor, 2025 1:00 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Patos/Babë e bir dhunojnë me grushte 60-vjeçarin,njëri prej tyre goditet me kaçavidë

12 Qershor, 2025 12:57 pm
Zhdukja e Jan Prengës/Kërkesë për të rishikuar pamjet filmike, shtyhet seanca
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës/Kërkesë për të rishikuar pamjet filmike, shtyhet seanca

12 Qershor, 2025 12:49 pm
34 vjetori i PS/ Spiropali: Po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve
Aktualitet

34 vjetori i PS/ Spiropali: Po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve

12 Qershor, 2025 12:48 pm
I vodhi grekut 40 krerë bagëti dhe i solli në Shqipëri, kapet çobani
Aktualitet

Murtaja e bagëtive të imëta në Shqipëri/Ministria e Bujqësisë: 4 vatra të…

12 Qershor, 2025 12:39 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon Alimehmetin / Kërkoi rinumërimin e votave preferenciale
Aktualitet

Kolegji Zgjedhor rrëzon Alimehmetin / Kërkoi rinumërimin e votave preferenciale

12 Qershor, 2025 12:32 pm
Pavarësia e Kosovës, Presidenti Begaj: Pjesë e themelit të paqes në rajon, shtyllë e sigurisë evropiane
Aktualitet

Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah

12 Qershor, 2025 12:23 pm
Para
Pse Gjermania nuk dërgon armë në Ukrainë? Kancelari Scholz: Po shmangim luftën

Skandali me shmangien e taksave, Scholz mohon rolin e tij

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë shefat e komisariateve në dy qytete

Atentati me dy viktima, Gledis Nano takim me krerët e policisë së Vlorës

Alina, një film për vajzën jashtë martese të Fidel Castros

Alina, një film për vajzën jashtë martese të Fidel Castros
















TE FUNDIT

12 Qershor, 2025

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një postim në rrjetet sociale ka uruar 34 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë!...

Lexo më shumë

Kandidatët e opozitës akuzojnë se u janë devijuar votat/ Berisha: Do t’i mbështesim

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
12 Qershor, 2025

Në konferencën për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk e njeh legjitimitetin e zgjedhjeve të 11...

Lexo më shumë

Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin

Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin
12 Qershor, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar për kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës me 700 euro....

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”/Berisha: Nuk e kemi ende në dorë vendimin për çështjen në gjykim

“S’ka moshë mbrojtja e së vërtetës”/Berisha:30 vite në politikë, por ky është mision
12 Qershor, 2025

Pasi Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 30 qershor, ora 10:00 për të zhvilluar seancën e parë në themel për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com