Kryesore

Abazoviç flet për protestat: Nuk do të lejohet asnjë lloj terrorizmi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:17 - 05/09/21 |
Opi Nion

Më shumë se 60 persona u plagosën dhe disa të tjerë u arrestuan pas protestave që shoqëruan shugurimin e kreut të Kishës Ortodokse në qytetin e Cetinës.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe koordinatori i shërbimeve të sigurisë, Dritan Abazoviç, tha gjatë një interviste për “Vijesti” se të gjitha palët duhet të përqendrohen tek dialogu.

“Në përputhje me rrezikun që ekzistonte, çdo gjë përfundoi në mënyrën më të mirë. Ne të gjithë duhet t’i përkushtohemi më shumë dialogut dhe pajtimit. Nuk ka asgjë të veçantë për të festuar dhe duhet të ndryshojmë matricat e sjelljes sonë”.

I pyetur nëse ka informacione se kush ishte prapa protestës, Abazoviç, tha se po bëhen hetime ndaj disa personave, përfshirë edhe këshilltarin e presidentit Veselin Veljoviç, i cili është arrestuar.

“Ne bëmë çdo gjë që të jemi të përmbajtur dhe përplasjet filluan kur z. Veljoviç u përpoq të depërtonte me forcë në kordonin e policisë dhe të krijonte një komandë, sipas tij, me oficerë të caktuar të Drejtorisë së Policisë. Në atë moment, u hodh gaz lotsjellës dhe deri në të moment policia nuk kishte as dëshirë e as vullnet për të kundërshtuar qytetarët në çfarëdo mënyre. Nuk do të lejohet asnjë lloj terrorizmi e ekstremizimi dhe përpjekje për të sulmuar zyrtarët”, ka thënë Abazoviç ndërsa ka treguar disa foto ku shihen në protestë pjesëmarrës me Molotov.

“Ekziston një fotografi, koha kur ka ndodhur mund të përcaktohet, por konfliktet filluan kur Veljoviç  kreu një krim”, tha Abazoviç./Opinion.al

Pas