Mundësi çeçen që përfaqëson Shqipërinë nuk ia ka dalë të fitojë finalen e kampionatit europian që po zhvillohet në Kroaci.
Në finalen e kategorisë deri në 61 kilogramë stil i lirë 29-vjeçari është mposhtu 5-2 me pikë nga armeni Arsen Harutyunyan.
Megjithatë për Abakarov shkoi medalja e argjendtë në kampionatin europian, duke i sjellë Shqipërisë një tjetër rezultat mbresëlënës.
Kujtojmë se Zelimkhan Abakarov në shtator u shpall kampion bote në peshën e tij.