Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po ia jep Qeveria një krimineli bullgar kombinatin e armëve Poliçan?

2016/05/06 at 9:16 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A po ia jep Qeveria një krimineli bullgar kombinatin e armëve Poliçan?

Një kompani bullgare me lidhje me figura të krimit të organizuar është në proces për të marrë me qira kombinatin e Poliçanit, një ndërmarrje e industrisë ushtarake e trashëguar nga koha e komunizmit. Atualisht gjendet një sasi e konsiderueshme metalesh me vlerë skrapi.


Në shtator 2015, kompania bullgare “All Guns Ltd” ka bërë një kërkesë në Ministrinë Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për të marrë me qira kombinatin e Poliçanit, duke deklaruar se ka ndër mend ta rigjallërojë atë. Ministria e Ekonomisë mësohet se ka pyetur për këtë qëllim Ministrinë e Mbrojtjes, e cila është pronare e kombinatit të Poliçanit.

Pas një kërkese për të drejtë informimi nga ana e BIRN, Ministria e Mbrojtjes tha se i është përgjigjur kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë duke deklaruar se ajo është dakord me dhënien me qira. BIRN mësoi gjithashtu se plani është që kombinati të jepet me qira me vlerën simbolike prej 1 euro, si pjesë e deklaratave të qeverisë për nxitjen e investimeve në ekonominë shqiptare.

Por të dhëna të siguruara nga BIRN tregojnë se kjo kompani  është e lidhur me një prej figurave më famëkeqe të krimit të organizuar në Bullgari.

Përveç kompanisë Bullgare, dy kompani të mirënjohura amerikane që operojnë në fushën ushtarake ishin  të interesuara për marrjen në shfrytëzim kombinatit së Poliçanit, por kërkesat e tyre janë hedhur poshtë.

Propozimi i Bullgarëve konfirmohet edhe nga drejtori aktual i kombinatit – rivitalizimi i së cilit shihet me shpresë nga drejtuesit dhe ish-punëtorët e tij.

E pyetur nëpërmjet një kërkese me shkrim në lidhje me procedurën e ndjekur për dhënien me qira të Kombinatit dhe hijet në të shkuarën e kompanisë All Guns Ltd, zyra e kryeministrit Edi Rama premtoi nëpërmjet një zëdhënësi që akuzat kundër kompanisë Bullgare do të verifikohen.

“Aktualisht, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Turizmit, si ministria përgjegjëse për gjallërimin e jetës ekonomike të vendit dhe përdorimin me efikasitet të pronës shtetërore, është duke kryer të gjitha verifikimet e nevojshme për rastin në fjalë përpara se të marrë vendimin përfundimtar,” tha nëpërmjet postës elektronike Endri Fuga, këshilltar i kryeministrit për median.

Ndërkohë, All Guns Ltd nuk i’u përgjigj disa kërkesave për koment në lidhje me projektet e saj për Kombinatin e Poliçanit dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë që All Guns Ltd [emri i së cilës përkthehet nga alfabeti cirilik dhe si Alguns Ltd]  është krijuar në vitin 2004 në Sofje nga një ish tregtar skrapi i quajtur Alexander Dimitrov. Aktiviteti kryesore i kësaj kompanie ka qenë tregtia e armëve.

Dimitrov ka qenë në të njëjtën kohë partner në biznes në kompaninë SIB Metal, me një prej figurave më famëkeqe të krimit të organizuar në Bullgari, Bojan Petrakiev Borisov, shpesh i thërritur me nofkën e tij “Barona.”

Sipas shefit të Departamentit të Krimit të Organizuar Ndërkufitar të Ministrisë së Brendshme Bullgare Javor Kolev, Petrakiev është një kriminel karriere me një rekord kriminal që nga viti 1977.

“Petrakiev është një kriminel i njohur, me  rekorde të të rënda penale. Ai konsiderohet të jetë një përfaqësues i njohur i krimit të organizuar në Bullgari,” Kolev i tha portalit amerikan Buzzfeed, në dhjetor 2015.

Në një intervistë për Buzzfeed, Petrakiev tha që e njihte pronarin e All Guns Ltd, Alexander Dimitrev që  nga vitet 1990, sepse të dy e kishin origjinën nga qyteti i Slivnitsa.

Sipas Petrakiev në vitin 2004, Dimitrov i kërkoi  të bëheshin partnerë në SIB Metal dhe ai e prezantoi me “njerëz të fuqishë.”

“Përpara se ta ndihmoja unë ai ishte askushi,” i tha Petrakiev Buzzfeed. /BIRN



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Rovena: Letër “cubave” politikan që duan t’i rrëmbejnë pronën e familjes

Pronësia e lokalit në Bllok, daja kundër Rovenës: Ajo ka lidhje me mafian

Video/ Lu në mbledhjen e PD? Ja çfarë thotë Basha…

Video/ Lu në mbledhjen e PD? Ja çfarë thotë Basha...

Kuzhinieri shqiptar kapet në Itali për shpërndarje droge

Operacion antidrogë, trafikanti fierak plagos policin...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}