Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po e tepron ambasadori Lu dhe zonja Vlahutin

2016/05/06 at 2:04 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Burra që përdorin gratë!
 Nga Desada METAJ
Më afër se kaq ndërkombëtarët nuk kanë qenë kurrë. Lajmi se ambasadori amerikan dhe ajo e BE do të ishin prezent në mbledhjet e grupeve parlamentare të partive kryesore në vend, padyshim që zgjon kureshtjen dhe interesin për një gjë që në fakt nuk ka ndodhur kurrë më parë në Shqipëri.
Madje as në fundvitet e vështira ‘90, kur forca ndërkombëtare erdhën këtu për të ndihmuar në rivendosjen e rendit dhe qetësisë publike.
Në mbledhjet e grupeve, ku zakonisht dhe kamerat lejohen vetëm 5 minutat e para, diplomatët më të rëndësishëm në vend, duket se do të marrin në provim deputetët shqiptarë, të cilët ata i gjykojnë si përgjegjës për vonesën e pajustifikueshme në miratimin e reformës në drejtësi.
Por a është reforma në drejtësi sifda me e madhe e politikës shqiptare? Për politikanët aktive miratimi i kësaj reforme është shndërruar në një refren të zakonshëm, ndonëse një pjesë e mirë e parlamentarëve nuk besoj se janë njohës të sistemit të drejtësisë dhe aq më pak të ndryshimeve të ofruara.
E konsideruar si tepër e rëndësishme nga ndërkombëtarët  dhe e pompuar fort mediatikisht, reforma në drejtësi që nisi si një proces pastrimi dhe forcimi për drejtësinë, rrugës mori formën e zakonshme të të gjithë nismave që kërkojnë konsensusin e palëve. Atë të akuzave të ndërsjellta dhe ikjes nga përgjegjësia, duke ia zbehur ndjeshëm qëllimin final dhe duke e shndërruar tashmë në një sfidë që duket se më shumë se shqiptarëve u intereson ambasadorëve të huaj.
Vetë shqiptarët  duken të  painteresuar për këtë proces që veç gjuhës teknike dhe shpeshherë të pakuptueshëm për publikun, javët e fundit ka marrë formën e një beteje politike ku palët si gjithmonë kërkojnë një ndërmjetës që mos të ketë pasaporte shqiptare. Në një vend me mungesa të theksuara në zbatimin e ligjeve, më shumë se ndryshimet e këtyre të fundit, qytetarët janë të interesuar për ndryshimin e zbatuesve.  Të atyre që politika i përdor dhe i ndryshon sipas interesave të njëjta me ato që po vonojnë dhe reformën.
Ndaj  ndërhyrja e ambsadorëve, ne mbledhje kaq të mbyllura dhe konfidenciale tregon qartas se vajte-ardhjet në zyrat e kryetareve të partive apo takimet me deputetë të veçantë jo vetem nuk ia kanë arritur qëllimit, por e kanë detyruar ambasadorin Lu dhe zonjën Vlahutin të bëjnë atë që askush nga paraardhesit e tyre nuk e ka bërë. Të jenë prezent në mbledhjen e deputetëve.
A mund të ndodhë kjo në një vend ku pretendohet se demokracia dhe shteti funksionojne normalisht?
A mund të ndërmerrnin këtë inisiativë ambasadorët në një vend të ngjashëm të rajonit?
Personalisht mendoj se do e kishin te vështirë, madje do ishin përballur dhe me reagime shumë herë më të forta.
Por mesa duket dëshira për të mos prishur marrëdhëniet me diplomatët e lartë në Shqipëri është më e fortë se personaliteti politik dhe të qenurit me integritet. Kjo për faktin e thjeshtë se të gjithë tremben dhe janë të pasigurt aty ku janë dhe për gjërat që bëjnë. Kjo sepse vota nuk ka qenë thuajse kurrë treguesi i fitimtarit të vertetë në zgjedhje dhe makuteria e hajdutëria i kanë lënë gjithmonë qeveritë dhe opozitat në shpresen e deklaratave të të huajve.
Ndaj më shumë se reformën, duket se shqiptarët po ndjekin me kërsheri këtë zhvillim të ri, ku dy ndërkombëtarë që nuk na thanë kurrë haptas se kush realisht e pengon reformën, do marrin në pyetje më shume se 100 politikanë  të votuar për të gjetur se kush nga ata del nga vatha e miratuesve.
Sepse më shumë se sa për vete reformën, edhe vetë ndërkombëtarët duken të interesuar të duken fitimtarë të një beteje që në fund vështirë se do ketë publikun për fitues.
Sepse që të pretendosh se ndryshimi i disa ligjeve do të sjellë përmiresimin e sistemit të drejtesisë është njësoj si të mendosh se shqiptarët e meritojnë plotësisht këte klaëe politike që kanë votuar. E më mirë se ti ndërrosh qeveritë, policët, prokurorët apo gjykatësit, është më mirë të ndërrosh popullin.



Ju sugjerojmë

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
Kryesore

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

28 Korrik, 2026 11:04 am
Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Para
De Biasi në 360 gradë/ Nga Serbia te Euro 2016, te Kosova në UEFA…

De Biasi në 360 gradë/ Nga Serbia te Euro 2016, te Kosova në UEFA...

Raporti/ Ja qytetet ku kryhen më shumë krime seksuale në Shqipëri

Histori tronditëse/Vajza shqiptare u përdhunua për 10 vite nga i ati...

FMN: Shqipërisë i duhen 25 vite të arrijë BE-në

FMN: Shqipërisë i duhen 25 vite të arrijë BE-në

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
28 Korrik, 2026

Deputeti Agron Shehaj është përjashtuar për 60 ditë nga seancat plenare, pas incdidetit të së hënës ku ka marr një...

Lexo më shumë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}