Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund tu besojmë këtyre ministrave?

2017/01/19 at 2:19 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
A mund tu besojmë këtyre ministrave?

Nga Mentor Kikia-


Një pyetsor i faqes online Opinion.al, synoi të mblidhte perceptimin e publikut lidhur me performancën e pjesës dërrmuese të ministrave të kabinetit qeveritar. Natyrisht që vlerësimi do të ishte shumë fiktiv, pasi votuesit nuk mund të ishin në dijeni të treguesve realë të arritur nga secili ministër, ku disa, si p.sh ato të financave, kërkojnë edhe një interpretim shumë profesional. Gjithësesi, do të ishte një notë mbi atë që publiku vlerëson së jashtmi. Por kishte ndodhur më e paimagjinueshmja. Thuajse të gjithë ministrat e listuar në pyetsor, por vecanërisht 4-5 prej tyre, kishin angazhuar njerëz dhe veçanërisht personel teknik, për të përdorur maksimalisht teknologjinë për të ndikuar në këtë votim dhe për të deformuar perceptimin e publikut mbi përformancën e tyre. Aq e fortë dhe masive kishte qenë ndërhyrja sa faqja Opinion.al ishte bllokuar disa herë dhe sipas IT-së së kësaj faqeje, kishte patur mbi 13 milion tentativa për të votuar.

Urdhërat e supozuar të ministrave ndaj administratës për të votuar shefin e tyre janë një hiç gjë përpara këtij treguesi, që është një produkt mirëfillimi manipulativ me ndihmën e teknologjisë. Në fakt ky ishte thjeshtë një pyetsor për të matur perceptimin e publikut, bërë nga një program televiziv, ndërsa përpjekja për të ndikuar këtë perceptim është e paprecedentë, është skandaloze. Jo sepse kjo pati ndonjë ndikim në ndonjë proces, por ideja që anëtarët e një kabineti qeveritar mobilizojnë njerëz dhe teknologji për të modifikuar perceptimin e publikut, është një një veprim publik dhe politik i shëmtuar. Etja e madhe për të ndikuar kishte bërë që manipulatorët e teknologjisë të sajonin vota thuajse nga të gjitha vendet e botës, deri në Malajzi, duke angazhuar afersisht vota sa popullisa e rajonit tonë.

Në dukje kjo është një situatë thjeshtë qesharake, por mesazhi nuk mund të konsiderohet një lajthitje komike. Kjo për faktin se këtë e kishin bërë pjesa dërrmuese e anëtarëve të kabinetit qeveritar. Dhe kjo nuk lidhet thjeshtë me maninë e ministrave për tu prezantuar si më të preferuarit e publikut, sa para vetë publikut aq edhe para shefit të tyre, kryeministrit.

Ky është tregues i një fryme politike që ka në thelb tendencën për të manipuluar, për të gënjyer e mashtruar. Tendenca për ta përdorur median dhe përmes saj edhe opinionin si mënyrë për të bërë makiazh. Ky është tregues i manisë për të shitur më shumë nga ç’ke prodhuar, për tu dukur më shumë nga ç’je, apo më shkurt, për të prodhuar më shumë imazh sesa punë reale. Në një garë sa brenda qeverisë aq dhe brenda vetë politikës, kjo mund të justifikohej deri në një farë mase, por shifrat e treguara nga stafi teknik i Opinion.al, tregojnë një mani deri në çmenduri për të kapur një garë që nuk ishte as garë, por thjeshtë një stisje gazetareske për të prodhuar debat mbi perceptimin e publikut lidhur me punën e ministrave të qeverisë. Më e pakta që mund të vëmë në dyshim tashmë është besueshmëria dhe integriteti e këtyre zyrtarëve. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Bota

Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

11 Korrik, 2026 2:58 pm
Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?
Sport

Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?

11 Korrik, 2026 2:54 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmeve në Ngushticën e Hormuzit

11 Korrik, 2026 2:50 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina krijon komandë të re për sulme me rreze të gjatë ndaj Rusisë

11 Korrik, 2026 2:47 pm
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës

11 Korrik, 2026 2:44 pm
Para
Sa para shpenzojnë duhanpirësit gjatë jetës së tyre për cigare?

Sa para shpenzojnë duhanpirësit gjatë jetës së tyre për cigare?

Corriere: Kush është Agron Shehaj, biznesmeni që zbarkoi në Itali me anije ushtarake

Corriere: Kush është Agron Shehaj, biznesmeni që zbarkoi në Itali me anije ushtarake

Foto/ Kendall Jenner nuk e fsheh më lidhjen me reperin e njohur, shfaqen në publik

Foto/ Kendall Jenner nuk e fsheh më lidhjen me reperin e njohur, shfaqen në publik
















TE FUNDIT

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Jalë, foli edhe për marrëdhënien e tij me kryeministrin Albin Kurtin...

Lexo më shumë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama në takimin që po zhvillon me të rinjtë foli edhe për rrugën drejt BE-së. “Kam frikë se...

Lexo më shumë

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Jalë në një bashkëbisedim me të rinjtë. Shefi i qeverisë komentoi protestat dhe ndikimin e algoritmit....

Lexo më shumë

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
11 Korrik, 2026

Ditën e mërkurë në 15 korrik Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Përmes një njoftimi, PD bën të ditur se në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}