Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund të bashkëjetojë Pelikani Kaçurrel me 18 mijë turistë?

2017/05/16 at 11:30 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A mund të bashkëjetojë Pelikani Kaçurrel me 18 mijë turistë?

Projekti “Resorti Divjakë Albania”, i kompanisë Mabetex Grup, i cili është në fazën e diskutimeve të nxehta për ndikimin negativ ne mjedis që do të ketë në Lagunën e Karavastasë, një ndër zonat unike në Europë për disa specie synon të ndërtojë kapacitete akomoduese për mbi 18 mijë e 200 turistë në një natë.


Sipas të dhënave të projektit në Divjake ( Karavasta), që është publikuar nga Ministria e Mjedisit, në kuadër të ndikimit mjedisor, do të ndërtohet resort turistik me përmasa të mëdha në një sipërfaqe prej 89 hektarësh. Janë planifikuar të  ndërtohen  370 vila dhe  2350 apartamente, raporton Monitor.

Në dispozicion do të jenë 4,310 shtretër hotelerie, ku së bashku synohet një kapacitet prej 18,280 turistesh, sipas të dhënave zyrtare të projektit të dorëzuara në Ministrinë e Mjedisit.

Master Plani i Resort Divjake Albania është planifikuar të shtrihet në një territor të gjerë rreth 12 km gjatësi në vijë bregdetare.

Sipërfaqja e përgjithshme e zonës se projektit është përafërsisht 1170 ha. Plazhi, pylli i pishave, toka bujqësore dhe lagunat mbulojnë rreth 2/3 e sipërfaqes. Sipërfaqja e zhillimit të projektit do të jetë rreth 370 ha ose 32% e sipërfaqes.

Në sipërfaqen totale të zonës së Projektit tipizohet: tokë bujqësore 60 ha, tokë me përdorim të qëndrueshëm 370 ha, sipërfaqe plazh 370 ha, pyll pishe 210 ha dhe ligatina 160 ha) .

Ministria e Mjedisit thotë se përbërësit e Parkut kanë status të ndryshëm mbrojtës dhe në këtë mënyrë kufizimet e zhvillimit të Projektit bazohen në rëndësinë e secilit habitat brenda parkut. Pylli me pisha është klasifikuar me nivelin më të lartë të mbrojtjes. Për rreth Lagunës së Karavastasë zona midis grykëderdhjeve të Shkumbinit është klasifikuar me kufizime për zhvillim. Zona rreth plazhit të Divjakës shtrirjet ranore në veri dhe ne jug të tij janë klasifikuar të dyja si zonat rekreative, me nivelin më të ulët të mbrojtjes.

Kundërshtimet

Projekti ka hasur kundërshti të shumta nga shoqatat mjedisore, të cilat kanë ngritur shqetësimin se masiviteti i ndërtimeve do të jetë tepër dëmtues për ekosistemin e zonës. Aleanca e Vendeve Kënetore të Mesdheut i ka kërkuar Qeverisë shqiptare të anulojë projektin për ndërtimin e resortit turistik “Resort Divjaka Albania” në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë. Aleanca ka shprehur shqetësimin për ndikimet negative dhe të pakthyeshme që ndërtimi do të ketë në park dhe trashëgiminë e tij natyrore:  “Parku Divjakë-Karavasta është një nga dy ligatinat më të rëndësishme në pellgun e Adriatikut, që paraqet një vend shumë të rëndësishëm, kyç për kafshët e egra. Parku vizitohet çdo vit nga miliona shpendë në rrugën e tyre të migrimit dhe është një aset me shumë vlerë për ekonominë lokale.”

Si rrjedhojë, iniciativat për zhvillimin e “Resort Divjakë Albania” do të ishin jashtëzakonisht negative dhe të papranueshme. Do të ishte në kundërshtim të plotë me angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë në kuadrin e Konventës së Ramsarit, Konventës së Bernës për Rrjetin Emerald, Konventës së Bonit”, thuhet në letër.

Ambientalistët theksojnë gjithashtu se një prej shpendëve më të rrallë të pellgut të Mesdheut, Pelikani Kaçurrel rrezikon zhdukjen me këtë projekt. Pelikani Kaçurrel rritet e zhvillohet në lagunë dhe nuk shtegton. Shumimi natyral i tij është paksa delikat sepse femra ngroh dhe çel vetëm dy vezë duke i depozituar ato në Kënetë.

Pelikani Kaçurrel rrezikoi zhdukjen në Shqipëri për shkak të gjuetisë së paligjshme, por me moratoriumin e gjuetisë, çiftet riprodhuese të këtij shpendi fantastik ka arritur në 46 në Karavasta.

 

Etiketa: divjakamasterplanimbijetojepelikani kacurrel


Ju sugjerojmë

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
Aktualitet

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

18 Korrik, 2026 2:41 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin
Aktualitet

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

18 Korrik, 2026 1:43 pm
Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi
Kryesore

Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi

18 Korrik, 2026 1:08 pm
Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët
Kronikë

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

18 Korrik, 2026 12:27 pm
Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein
Bota

Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

18 Korrik, 2026 12:02 pm
Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari
Kronikë

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari

18 Korrik, 2026 11:29 am
Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95
Bota

Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95

18 Korrik, 2026 11:25 am
Para
Cila do jetë përgjigjja e Ramës për ofertën e Yee?

Cila do jetë përgjigjja e Ramës për ofertën e Yee?

“Kathimerini”: Gruevski po bie bashkë me Maqedoninë. ‘Tirana zyrtare’ negociatore e shqiptarëve

“Kathimerini”: Gruevski po bie bashkë me Maqedoninë. 'Tirana zyrtare' negociatore e shqiptarëve

Fëmijët e vetëm janë ndryshe nga të tjerët/ Ja çfarë thotë shkenca

Fëmijët e vetëm janë ndryshe nga të tjerët/ Ja çfarë thotë shkenca
















TE FUNDIT

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
18 Korrik, 2026

Izraeli thuhet se i ka riklasifikuar krokodilët e Nilit si kafshë “të kujdesura” , duke hapur potencialisht rrugën për përdorimin...

Lexo më shumë

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
18 Korrik, 2026

Treqind shezlongë u zhdukën natën, në qershorin e dy viteve më parë, nga resorti i Onde Chiare në Reggio Emilia dhe u vodhën nga...

Lexo më shumë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
18 Korrik, 2026

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, të arrestuara...

Lexo më shumë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
18 Korrik, 2026

Detaje të reja kanë dalë nga hetimi për skemën e dyshuar të përvetësimit të fondeve në filialin e Postës Shqiptare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}