Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

2025/12/17 at 10:44 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda dhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, ka komentuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Opinion” në Tv Klan, situatën pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj Kuvendit, për heqjen e imunitetit për zëvendëskryeministren Belinda Ballukun.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse është i përligjur SPAK në këtë kërkesë, Muçi u përgjigj: “Padiskutim po. Është duke ushtruar thjesht funksionin e vet kushtetues, hetimin e çështjes penale.”

Pyetja tjetër që iu drejtua si ekspert i ligjit ishte nëse ai shikon një përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për këtë çështje, bazuar në faktin që SPAK ka shtuar 7 akte të reja penale kundër ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Por Muçi gjykon se këtu nuk sheh asnjë përplasje.

“Së pari dua të them që SPAK është në të drejtën e saj kushtetuese për të kërkuar heqjen e imunitetit zonjës Balluku, për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg apo arrest në shtëpi, sipas gjykimit të saj.  Pra, Kushtetuta ta lejon, Kodi i procedurës penale neni 288 ia lejon, që në rast se është duke hetuar një person me imunitet, deputet në këtë rast dhe për të cilin ka dyshime për kryerjen e veprës penale, ndodhi në kushtet e kriterit të caktimit të masës së sigurimit, të kërkojë heqjen e imunitetit në Kuvendit dhe atë ka bërë. Është e drejta Kushtetuese. Pyetja tjetër ishte a ka përplasje? PËr mua nga pikëpamja ligjore nuk ka asnjë përplasje. Secili institucion është në pozicionin e vet kushtetues, Kuvendi është në pozicionin e vet kushtetues, i cili do shqyrtojë brenda tagrave të tij kushtetues, ka një diskutim  brenda hapësirës së ushtrimit të kuvendit, të kërkesës për heqjen e imunitetit, por do të shqyrtojë heqjen e imunitetit, ka edhe praktika Shqipëria në këtë rast, dhe do të vazhdojë hetimi.”, tha Muçi.

Pas vijimit të diskutimeve në studio, Muçi deklaroi se me siguri zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, duhet të jetë përgjuar përmes metodave speciale, që përfshijnë edhe përgjime në ambiente private, nga ana e hetuesve të SPAK-ut.

“Nxjerra e këtyre detajeve të dosjes janë gjëra të ndryshme me gjërat që flasim ne, pozicionet kushtetuese të secilit institucion dhe taktikën e mënyrën se si vepron secili institucion. Prokuroria ka zgjedhur të veprojë në këtë mënyrë dhe me çkam parë sot, bile besoj është i vërtetë ky paragrafi që keni paraqitur, provohet që gjatë veprimeve hetimore, zonja Balluku, ka tentuar të prishë provat duke ushtruar presion dhe këtu është shprehur qartë, në formë ndikuese ndaj personit të pyetur. Dhe Prokuroria thotë qartë që kjo ka rezultuar nga përdorimi i metodave speciale të hetimit. Pra përdorimi i vëzhgimit, i përgjimit, përgjimit të telefonave, përgjimit ambiental, vëzhgimit ambiental. Padiskutim. E ka ligji!   Fotografi, filmim, dhe përgjim në ambientet private, përgjim telefonash, përgjim bisedash… E ka ligji dhe besoj duhet ti ketë përdorur këto prokuroria këto metoda speciale në hetim.”, tha Muçi.

Ju sugjerojmë

Epstein akuzonte Trump për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura
Bota

Epstein akuzonte Trump për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura

31 Janar, 2026 9:54 am
Dosja “Epstein”/ Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme
Bota

Dosja “Epstein”/ Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

31 Janar, 2026 9:52 am
Kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, 3 të pranga, 4 të proceduar
Kronikë

Kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, 3 të pranga, 4 të proceduar

31 Janar, 2026 9:31 am
“Travel and Tour Word”: Turistët francezë dhe amerikanë, interes për Shqipërinë
Aktualitet

“Travel and Tour Word”: Turistët francezë dhe amerikanë, interes për Shqipërinë

31 Janar, 2026 9:11 am
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne
Aktualitet

Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne

31 Janar, 2026 8:43 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Kryesore

Parashikimi i motit, 31 janar 2026

31 Janar, 2026 8:41 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 31 janar 2026

31 Janar, 2026 8:40 am
Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
Bota

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

30 Janar, 2026 10:24 pm
Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
Bota

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

30 Janar, 2026 9:19 pm
Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
Bota

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

30 Janar, 2026 8:12 pm
Para
Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për "Opinion"

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se...

Horoskopi, 1 shtator 2023

Horoskopi, 18 dhjetor 2025

TE FUNDIT

Epstein akuzonte Trump për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura

Epstein akuzonte Trump për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura
31 Janar, 2026

Emri i Donald Trump shfaqet më shumë se 3,200 herë në 3 milionë faqet mbi çështjen Epstein të publikuara nga Departamenti  Amerikan...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein”/ Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

Dosja “Epstein”/ Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme
31 Janar, 2026

Një valë e re reagimesh janë shkaktuar në SHBA pas publikimit të mbi 3 milionë faqeve të reja nga dosja...

Lexo më shumë

Kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, 3 të pranga, 4 të proceduar

Kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, 3 të pranga, 4 të proceduar
31 Janar, 2026

Finalizohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, operacioni i koduar “Brand 3”. Identifikohen 7 shtetas,...

Lexo më shumë

“Travel and Tour Word”: Turistët francezë dhe amerikanë, interes për Shqipërinë

“Travel and Tour Word”: Turistët francezë dhe amerikanë, interes për Shqipërinë
31 Janar, 2026

Turizmi në Shqipëri po ndryshon profil: Rritet ndjeshëm interesi nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan faqja e njohur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com