Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ka paguar Alketa Vejsiu për të shkuar në Sanremo?

2020/02/10 at 10:28 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A ka paguar Alketa Vejsiu për të shkuar në Sanremo?

Blendi Fevziu: Në shtyp u tha që ju që vitin e kaluar patët një shpresë së shkonit në Sanremo


Alketa Vejsiu: Po është e vërtetë…Unë dërgova një monolog që vitin e kaluar ku thashë a ka shanse që unë të bëj diçka në Itali sepse është një ëndërr e vjetër fëmijërisë dhe mundet ta bëj edhe në Itali atë që bëj në Shqipëri, nëse nuk ka atëherë më mirë të mos vetlëndohem pasi jam shumë mirë në vendin tim dhe dua ta di ka apo s’ka probabilitet …Përgjigja ishte që Italia është një treg i vështir në një moment më tha pse ti duhet të vish këtu dhe unë thashë se kam një monolog që mund ta propozoj në Sanremo meqë është një moment shumë delikat tani në Itali për mikpritjen nga emigracioni.  Po mirë tha realizo një demo video dhe ma dërgo… Dhe unë zgjodha një monolog të regjistruar në Klan përpara fillimit të Dance With Me vitin e kaluar. E shohin autorët, aprovohet monologu dhe 10 ditë përpara Sanremos

Blendi Fevziu: U aprovua për Sanremo e vitit të kaluar?

Alketa Vejsiu: Po vitin e kaluar dhe për shkak të polemikës që ndodhi për emigracionin qoftë ju kujtohet u mbyt një anije nga Afrika në Itali…

Blendi Fevziu: Po po u kthye në debat politik dhe në Sanremo u trembën nga kjo dhe…

Alketa Vejsiu: 10-15 ditë pas  ditëlindjes time më thanë që ishte e pamundur të impononin një temë delikate . Linte të kuptohet që kishte të bënte me eksodin e shqiptarëve, kështu që më thonë që është e pamundur. Dhe unë përreth një muaj  për të qenë njerëzore dhe e vërtetë për dy tre orë më dilnin ca lot dhe e quajta një dështim një humbje thashë nuk ja dola dot mblodha mendjen. Dhe më pas pasi kaloi muaji i parë thashë unë do të bëj një gjë tjetër do ta sjellë Italinë në Shqipëri duke sjellë personazhet e njohur si për ti konfirmuar vetes që ne mund të mos shkojmë atje por ata mund të vijnë këtu dhe jemi të barabartë pasi bota po bëhet më e madheshe më globale.

Blendi Fevziu: Jeni akuzuar se keni përdorur festivalin e këngës për të dhënë një lloj manifestimi personal tuajin?

Alketa Vejsiu: Shiko, unë mendoj që çdo njeri që e ka bërë festivalin e RTSH-së e ka bërë në mënyrën e tij, kjo mbase ishte mënyra ime. Mënyra ime për ta bërë ishte që të kërceja, të këndoja të prezantoja atë që kam bërë gjithë jetën e kam thënë që fëmijë me zë dhe më figurë që ëndrra ime është të bëhem showgirl…Kjo ishte mënyra ime për ta bërë.

Blendi Fevziu: Ju pyeta për diçka tjetër për përdorimin e festivalit kjo ishte një kritikë…

Alketa Vejsiu: Po ku e përdora unë festivalin e madh

Blendi Fevziu: Për t’i treguar më shumë Italisë po e quaj veten tënde …prezantimin tënd sesa në përgjithësi prezantimin e këngës sepse është festivali i këngës nuk është festivali i prezantuesve

Alketa Vejsiu: Unë mendoj që këngët kishin përfaqësuesit e vet nga muzikantë të shkëlqyer, kishte një kast shumë të mirë artistësh këtë vit. Po pse i solla personazhet italianë? I solla sepse e kam menduar gjithmonë festivalin e madh si një festival homolog të Sanremos. 12 vjet më i ri që ka lindur pas traditës italiane.

Blendi Fevziu: Ju i sollët dhe në Klan, Paola Perego ka qenë në Klan kështu që nuk ka të bëjë…Filluan të vijnë personazhe italianë, përse për çfarë i sillnit?

Alketa Vejsiu: Unë jam vetë shumë italo-file si natyrë, shoh shumë televizionet italiane, shoh shumë edhe televizionin amerikan, por jam e ndikuar nga mënyra si italianët bëjnë televizion dhe meqë këtë vit mu besua drejtimi artistik dhe prezantimi ishte mënyra ime dhe këndvështrimi im i të parit të festivalit dhe më pëlqeu shumë që fituesi i Sanremos vinin këtu dhe Ermal Meta kishte fituar në Itali…

Blendi Fevziu: Si u kthyet sërish në Sanremo, kur mendonit që e kishit humbur si ëndërr?

Alketa Vejsiu: Këtu ka ndodhur gjëja më e bukur. Unë thashë do të bëj festivalin e Shqipërisë se prandaj e kam marrë përsipër sepse Italia ka qenë gjatë gjithë kohës një ëndërr për të cilën është punuar, nuk është se ka qenë një ëndërr që e kam parë më sy mbyllur është një ëndërr për të cilën kam punuar me sy hapur …

Blendi Fevziu: Edhe keni paguar?

Alketa Vejsiu: Jo më kanë paguar dhe më kanë paguar mirë

Blendi Fevziu: Jo këto kompanitë e PR po flas?

Alketa Vejsiu: Cila kompani PR …?

Blendi Fevziu: Po flas ato në Itali…

Alketa Vejsiu : S’kam paguar absolutisht asgjë…menaxherët marrin komision për punën që t’i merr por ende nuk kam hyrë në këtë sistem. Unë jam në momentin e promovimit. Më duhej një trampolinë që të tregoja që e bëj mirë këtë punë. E bëra sepse Sanremo ka qenë ëndrra ime nuk e bëra sepse pretendoj të fitoj një kontratë pune sepse jam në Tv Klan me 3 produksione këtë vit shumë e lumtur./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

28 Qershor, 2026 10:51 pm
Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
Politikë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

28 Qershor, 2026 8:52 pm
Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
Bota

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

28 Qershor, 2026 7:42 pm
Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Para
Alketa Vejsiu tregon si e mori vesh lajmin për Sanremon: Ndala makinën…

Alketa Vejsiu tregon si e mori vesh lajmin për Sanremon: Ndala makinën...

Përpjekja 3 vjeçare, si arriti Alketa Vejsiu në Sanremo

Sanremo/ “Kritika” e Blendi Fevziut për Alketën

A ka ndikuar Edi Rama në pjesëmarrjen e Vejsiut në Sanremo?

A ka ndikuar Edi Rama në pjesëmarrjen e Vejsiut në Sanremo?
















TE FUNDIT

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
28 Qershor, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi sot, pas tre ditësh armiqësish të ripërtërira, se çdo ndërhyrje në menaxhimin e...

Lexo më shumë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
28 Qershor, 2026

Ish-nën kryetari i PD Edmond Spaho ia ka kërkuar disa herë dorëheqjen Edi Ramës nga salla e Kuvendit gjatë viteve...

Lexo më shumë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
28 Qershor, 2026

Në Tiranë po zhvillohet protesta e ditës së 29-të radhazi, ku qytetarë e mbledhur në Sheshin “Skënderbej” marshuan drejt Kryeministrisë....

Lexo më shumë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
28 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka shkaktuar mbi 1,300 viktima që nga 21 qershori, bëri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}