Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A janë të ligjshme shkarkimet e Gent Cakajt?

2019/03/27 at 9:39 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
A janë të ligjshme shkarkimet e Gent Cakajt?

Ka më pak se një vit në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, por i ka mjaftuar për të arritur në përfundimin se diplomacia shqiptare ka çaluar në 5 vitet e fundit. Ministri në detyrë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka paralajmëruar të tjera shkarkime në institucionin që është ngarkuar të drejtojë.

“Nëse për 5 vite ka pasur punë të zellshme nuk ka nevojë për përmirësime? Jo. Kjo nuk qëndron. Me thoni ju nëse unë duhet të jem thjesht repredikuesi pasiv i një politike që ka ekzistuar deri tash? Jo unë jam pjesë e trashëgimisë së asaj ministrie sepse kam shërbyer edhe si zv/ministër, por po ashtu jam i gatshëm të thelloj reformat dhe të ndërmarr veprime të guximshme, të cilat nuk janë cenim i punës, por parashtrojnë kushtet objektive që të rinjtë dhe të reja e këtij vendi me rezultate të shkëlqyeshme të bëhen pjesë e diplomacisë”, tha Cakaj.

LEXO EDHE: Hajdari replika për diplomatët, Gent Cakaj: Je opozitare konstruktive

I thirrur në Komisionin e jashtëm për të folur për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ministri në detyrë Gent Cakaj i duhej të sqaronte opozitën e re në këtë komision se ndryshimet janë të domosdoshme në institucionin që i është ngarkuar nga kryeministri që ta drejtojë.

“Për një pjesë prej tyre është shkëputur për shkak se me sjelljen e tyre kanë tejkaluar sjelljen dinjitoze të diplomatit. Për një pjesë prej tyre ka probleme të evidentuara me sjelljen e tyre dhe për pasojë ka masa disiplinore dhe për një pjesë të tyre thjesht kanë qëndruar në sistem tepër gjatë dhe kanë pasur kontribut tepër pak për të merituar vazhdimin mëtejmë në shërbimin diplomatik të shtetit shqiptar”, tha ai.

Por për ish-ministren e Jashtme, Arta Dade deklaratat e Cakajt janë antiligjore dhe nuk kanë ndodhur ndonjëherë më parë.

“Legjislacioni e përcakton qartë se çfarë detyrash ka zëvendësministri, dhe për rrjedhojë ligjërimi i tij lidhur me kërcënimin apo informim në media, nuk besoj që ka ndodhur ndonjëherë që lëvizjet në rastin konkret të diplomatëve të behën duke u dhënë paralajmërim përmes mediave.  Ka ndodhur me kryeministrin në fillim të këtij mandati në një takim me ambasadorë, të cilët kanë qenë emërtesa e vetë kryeministrit lidhur me nxitjen për të pasur një diplomaci më efektive nga ana ekonomike, ai bëri disa deklarata në mënyrë arrogante dhe pas kësaj nuk vumë re asnjë lëvizje nga ana e ambasadorëve që janë nën autoritetin e kryeministrit. Këto deklarata pikë së pari janë antiligjore, pasi ministria e Jashtme e ushtron aktivitetin sipas ligjit”, thotë zonja Dade.

Dhe në fakt sipas ligjit “Për Shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë” vendimet merren nga ministri i Jashtëm dhe jo nga zëvendës ministri. /Opinion.al

Etiketa: gent cakaj

Ju sugjerojmë

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve

11 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij
Aktualitet

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij

11 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën
Kryesore

Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën

11 Dhjetor, 2025 2:16 pm
Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve
Kryesore

Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve

11 Dhjetor, 2025 1:39 pm
Në garë për kreun e SPAK, Gokaj: Do ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie
Aktualitet

Në garë për kreun e SPAK, Gokaj: Do ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie

11 Dhjetor, 2025 1:24 pm
Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe BE kundër Paqes Fiskale
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe BE kundër Paqes Fiskale

11 Dhjetor, 2025 1:21 pm
Gara e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale
Aktualitet

Gara e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale

11 Dhjetor, 2025 12:54 pm
30 vjet Prokurime Publike, Rama: Kemi bërë progres në luftën kundër korrupsionit
Kryesore

30 vjet Prokurime Publike, Rama: Kemi bërë progres në luftën kundër korrupsionit

11 Dhjetor, 2025 11:46 am
I arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit, lirohet nga burgu Lefer Koka
Kronikë

I arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit, lirohet nga burgu Lefer Koka

11 Dhjetor, 2025 11:43 am
Kreu i ri i SPAK, si do të zgjidhet kandidati fitues
Aktualitet

Kreu i ri i SPAK, si do të zgjidhet kandidati fitues

11 Dhjetor, 2025 11:08 am
Para
MPJ: Ngjarja në Bularat hetohet vetëm nga prokuroria shqiptare

Emrat/ Diplomatët e shkarkuar deri tani, çfarë thotë ligji

Bardhi: 25 mijë $ për lobim, ç’më tha prokurori në zyrë

Bardhi: 25 mijë $ për lobim, ç’më tha prokurori në zyrë

1 milionë paund drogë në banesë, arrestohen dy shqiptarët në Britani

1 milionë paund drogë në banesë, arrestohen dy shqiptarët në Britani

TE FUNDIT

Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
11 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka prezantuar një skemë që mundëson sigurimin e vizës amerikane për periudhë afatgjatë për të...

Lexo më shumë

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij
11 Dhjetor, 2025

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho, shpalosi i fundit platformën para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke deklaruar se...

Lexo më shumë

Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën

Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën
11 Dhjetor, 2025

“Endri Shabani i mori firmat kur mbështeti Florian Binajn, por doli se është i lidhur kryekëput me Edi Ramën”, kështu...

Lexo më shumë

Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve

Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve
11 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha iu përgjigj akuzave të Taulant Ballës, i cili tha se Berisha në kohën kur ishte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com