Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A janë disa shprehje të fytyrës universale tek të gjitha kulturat?

2016/10/11 at 7:06 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
A janë disa shprehje të fytyrës universale tek të gjitha kulturat?

Imagjinoni veten duke ecur në hollin e një hoteli në një vend të huaj. Jeni të lodhur nga një udhëtim të gjatë, por s’keni rezervuar dhomën. Hoteli duket i zënë, por gjihësesi keni shpresë se mund të ketë ende një dhomë të lirë. Para se t’i afroheni recepsionit, ndaleni për të studiuar fytyrën e recepsionistes, duke u përpjekur të vlerësoni nivelin e saj të mirëdashësisë dhe lumturisë.


Ajo duket e këndshme, kështu që vendosni t’i drejtoheni, por fillimisht kujdeseni t’i buzëqeshni, duke shpresuar që ky gjest të perceptohet si miqësor dhe i këndshëm. Leximi i shprehjes së fytyrës, është një mjet i zakonshëm i interpretimit të asaj që njerëzit janë duke menduar apo ndjerë, veçanërisht kur ka në mes një pengesë gjuhësore. Por a ka një aftësi për të përcaktuar se ç’do të thotë shprehia e fytyrës në të gjithë kulturat?

Kjo pyetje është sjellë në mendjet tona për qindra vjet. Në librin e tij në vitin 1872 “Shprehja e emocioneve tek njerëzit dhe kafshët”, Çarls Darvini pretendonte se një grup i veçantë shprehjesh të fytyrës që ai i studioi, qenë universale midis kulturave. Kjo do të thotë se ai arriti në përfundimin se kishin të njëjtin kuptim në çdo kulturë që studioi. Në fund të viteve 1960, studiuesit Silvan Tomkins, Pol Ekman dhe Keroll Izard, ndërmorën kërkime shtesë që shjelluan më tej pretendimet origjinale të Darvinit.

Shkencëtarët treguan fotografi të shprehjeve të ndryshme të fytyrës dhe emocioneve- duke përfshirë zemërim, trishtimin, neverinë dhe lumturinë – njerëzve nga kultura të shkolluara dhe ato primitive nga e gjithë bota. Ata arritën sërish në përfundimin e një marrëveshjeje ndër-kulturore; shprehjet e fytyrës interpretoheshin në mënyrë identike, pavarësisht origjinë kulturore të atij që i shihte.

Prej atëherë, ka patur më shumë se 30 studime të ndryshme, të cilat dëshmojnë njohjen universale të emocioneve të fytyrës në të gjitha kulturat. Nga ana tjetër, teksa interpretimi themelor i një shprehie mund të jetë unik në të gjitha kulturat, modelet e mësuara të sjelljes ndikojnë tek mënyra se si njerëzit interpretojnë shprehjet e fytyrës në mënyra të ndryshme.

Për shembull, një buzëqeshje lexohet universalisht si një treguese e lumturisë, mirëdashjes dhe vullnetit të mirë. Por në mënyrën që përdoret në mesin e kulturave, mund të bartin kuptime të ndryshme. Disa kultura perceptojnë se amerikanët e përdorin shumë lehtë buqëqeshjen, duke ngritur pikëpyetje mbi mungesën e sinqeritetit të tyre.

Evropian-veriorët mund të jenë të rezervuar në buzëqeshjet e tyre, duke u ofruar atyre me shumë maturi. Dhe në disa kultura aziatike, një buzëqeshje mund të përdoret për të kapërcyer një situatë të pakëndshme apo që shkakton ankth, çka për kulturat e tjera, mund të ngjajë e papërshtatshme. Edhe kontakti me sy luan pjesën e vet. Amerikanët presin ruajtjen e e kontaktit me sy ndërsa bisedojnë me dikë. Kur dikush shmang kontaktin me sy, ky mund të perceptohet si një gjest i pasjellshëm ose i pandershëm.

Megjithatë, në mesin e latino-amëerikanëve, shmangia e kontaktit të drejtpërdrejtë me sy, mund të interpretohet si një shenjë respekti. Në kulturën aziatike, një bisedë mund të fillojë me një kontakt të shkurtër me sy, edhe pse pritet që pjesëmarrësit të mos fiksojnë tjerin për një kohë të gjatë. Komunikimi në kushtet e një pengese gjuhësore mund të rezultojë i vështirë, por ndihmon jo pak fakti që njerëzit nxjerrin përfundime në bazë të shprehjeve të fytyrës. /www.bota.al

Etiketa: fytyrakulturashprehje


Ju sugjerojmë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Çmimi i arit arrin rekord të ri
Life Style

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 Dhjetor, 2025 1:37 pm
Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë
Life Style

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë

22 Dhjetor, 2025 10:33 am
Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH
-Kulturë

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

21 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
-Kulturë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

20 Dhjetor, 2025 9:43 am
Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet
Life Style

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

16 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës
Life Style

1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës

10 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
Life Style

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

8 Dhjetor, 2025 10:01 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Para
Deklarata e papritur e Samsung: Nuk do të prodhojmë më ‘Galaxy 7 Note’

Deklarata e papritur e Samsung: Nuk do të prodhojmë më 'Galaxy 7 Note'

Foto/ Berisha: Edi Rama urdhëron përgjysmimin e shtretërve te Onkologjiku, pacientët shtrihen në bar

"Po si mund t’ua bësh edhe këtë pacientëve të Onkologjikut! Zoti mos ju faltë, se e dini se ç’bëni!"

Shqipëri- Kosovë / Dy kombëtare apo dy kombe?

Shqipëri- Kosovë / Dy kombëtare apo dy kombe?
















TE FUNDIT

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD
23 Dhjetor, 2025

Këtë të martë në emisionin “Opinion”, ishte Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani. Në këtë intervistë, Shabani iu përgjigj...

Lexo më shumë

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit
23 Dhjetor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me hetimet e drejtësisë ndaj Ergys Agasit dhe rolin e tij në takimet...

Lexo më shumë

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe
23 Dhjetor, 2025

Biznesmeni Gerond Meçe u rrëmbye për t’u kërcënuar që të tërhiqej nga tenderat e AKSHI-t. Emisioni Në Shënjestër”, nxjerr detaje...

Lexo më shumë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
23 Dhjetor, 2025

Të tjera detaje dalin nga dosja hetimore e AKSHI-t, ndërsa emisioni i gazetares Klodiana Lala në News 24, publikoi këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com