Keto foto te realizuara nga Fation Plaku, nje udhetar i apasionuar dhe mjaft aktiv tregojne disa nga vendet me magjike te bregdetit shqiptar. Fotoja e pare, e profilit, tregon nje plazh thuajse te panjohur, qe ende arrihet vetem nga deti dhe qe gjendet ne veri te Shengjinit. Quhet “Rama e hedhun”, dhe eshte nje koder e larte e veshur me rere deri ne lartesine e afro 100 metrave. Eshte padyshym nje prej vendeve me te bukura ne bregdetin shqiptar.
Fotot e tjera i takojne bregdetit te jugut. Ato perfaqesojne gjirin e Gramit ne Karaburun, Gjirin e Shen Andreas po ne Karaburun, Gjirin e Krorezes dhe te tjera mrekulli te bregdetit shqiptar.
E vecanta e te gjithe ketyre gjireve eshte se ato jane te aksesueshme vetem nga deti, pra ende te paeksploruara nga ata qe levizin thjeshte me makina.