Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A gaboi Vatikani në lumturimin e klerikëve shqiptarë?

2016/04/28 at 9:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
A gaboi Vatikani në lumturimin e klerikëve shqiptarë?

Nga Kastriot Dervishi 

Pjetër Palok Gjeloshi (Gruda), kleriku që vdiq i paralizuar në vitin 1989 në kampburgun nr.305 në Sarandë

Papa Françesku lumturoi 38 klerikë dhe civilë shqiptarë të vrarë nga regjimi komunist në Shqipëri. Një akt i tillë meriton të lavdërohet. Është shenjë respekti ndaj martirëve që vuajtën apo u masakruan nga regjimi komunist. Por duhen thënë disa të vërteta në lidhje me këtë çështje.

-Së pari, nuk janë të gjithë klerikë katolikë personat e lumturuar.

-Së dyti, në këtë listë, nuk janë përfshirë të gjithë personat e vrarë nga regjimi komunist, por vetëm një pjesë e tyre.

-Së treti, lista është më e madhe se kaq. Ajo nuk përfshin priftërinj të vdekur në tortura apo të vdekur në burgje.

Në shqyrtimin e kësaj çështjeje, nuk janë pasur parasysh kriteret metodologjike e historiografike në përcaktimin e saktë të personave të vrarë. Ata që janë marrë në Shqipëri me këtë studim janë mjaftuar me një grup personash dhe nuk janë thelluar më tej edhe në rastet kur kanë pasur informacion.

Kësisoj, në listë mungojnë p.sh. emra të tillë si Anton Harapi apo Ernesto Çoba.

Megjithatë, në këto postim do të sjell një histori që i përket një kleriku që patjetër duhej të ishte në listën e lumturimit. Ai është i fundit klerik që ka vdekur në kushte torture në gjithë Lindjen komuniste.

Quhet Pjetër Palok Gjeloshi (Gruda), lindur në Grudë të Shkodrës në vitin 1922, me arsim të lartë teologjik.

U dënua herën e parë dhe vuajti dënimin në vitet 1946-1951 në kampe pune të detyruar. U arrestua për herë të dytë më 11.3.1979. U akuzua për agjitacion e propagandë dhe tradhti ndaj atdheut dhe u dënua më 5.11.1979 me 25 vjet heqje lirie.

Duke vuajtur dënimin u paralizua. Regjimi i Ramiz Alisë nuk e liroi nga burgu. Siç edhe provohet nga komunikata ditore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kleriku Pjetër Gjeloshi vdiq i paralizuar më 13.1.1989 në kampburgun nr.305 të Përparimit të Sarandës në moshën 67 vjeçare dhe u varros në varrezat e fshatit Përparim.

Fotografia që kam bashkëlidhur është bërë pak javë përpara se të vdiste.

kastriot

Ju sugjerojmë

Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë
Politikë

Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë

21 Qershor, 2025 2:09 pm
Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran
Bota

Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran

21 Qershor, 2025 1:55 pm
Turqia: Shpëtuam izraelitët nga një sulm iranian
Bota

Turqia thotë se Izraeli po e çon Lindjen e Mesme drejt një “katastrofe të plotë”

21 Qershor, 2025 1:34 pm
Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran
Bota

Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran

21 Qershor, 2025 1:19 pm
Kanosën me armë zjarri një shtetas/Policia arreston dy vëllezërit, i treti në kërkim
Aktualitet

Kanosën me armë zjarri një shtetas/Policia arreston dy vëllezërit, i treti në kërkim

21 Qershor, 2025 1:08 pm
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Elbasan/ Vodhi me dhunë celularin e një shtetasi, policia arreston një 32-vjeçar

21 Qershor, 2025 12:51 pm
Amfiteatri dhe Torra Veneciane, më të vizituarat në Durrës
Aktualitet

Amfiteatri dhe Torra Veneciane, më të vizituarat në Durrës

21 Qershor, 2025 12:43 pm
Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota
Kryesore

Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota

21 Qershor, 2025 12:28 pm
Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes
Rajoni

Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes

21 Qershor, 2025 12:15 pm
“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin
Aktualitet

“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin

21 Qershor, 2025 12:01 pm
Para
Video/ Marku: Pakënaqësia me qeverinë është konkrete

Video/ Marku: Pakënaqësia me qeverinë është konkrete

Video/ Vangjeli: Sondazhi jo i mirë për qeverinë, shumë i keq për opozitën

Video/ Vangjeli: Sondazhi jo i mirë për qeverinë, shumë i keq për opozitën

Arrestimi i Arben Frrokut, policia: Nisën procedurat e ekstradimit

Arrestimi i Arben Frrokut, policia: Nisën procedurat e ekstradimit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë

Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ndodhet në Bruksel, në kuadër të Samitit Parlamentar të NATO-s. Ditën e djeshme, Spiropali ka...

Lexo më shumë

Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran

Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran
21 Qershor, 2025

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se lidhja e internetit në Iran do të rikthehet mbrëmjen e kësaj të shtune në orën...

Lexo më shumë

Turqia thotë se Izraeli po e çon Lindjen e Mesme drejt një “katastrofe të plotë”

Turqia: Shpëtuam izraelitët nga një sulm iranian
21 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, e akuzoi Izraelin se po e çon Lindjen e Mesme drejt një “katastrofe...

Lexo më shumë

Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran

Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran
21 Qershor, 2025

Ekspertët thonë se sulmet e deritashme të Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit paraqesin vetëm rreziqe të kufizuara kontaminimi. Por,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com