Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A është vërtetë Trekëndëshi i Bermudës i rrezikshëm?

2018/02/07 at 7:11 PM
në Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
A është vërtetë Trekëndëshi i Bermudës i rrezikshëm?

Legjenda thotë se rajoni nëntropikal i Trekëndëshit të Bermudës në Atlantikun e Veriut është vend i qindra fatkeqësive tragjike dhe të pashpjeguara. Historitë që rrethojnë zhdukjen fatkeqe të avionëve dhe anijeve në zonën mes Majemit, Bermudës dhe Porto Rikos shpesh herë përqëndrohen tek e mbinatyrshmja.
Ka rrëfime plot fantazi që flasin për shkëputje në hapësirë-kohë që përthithin udhëtarë dhe anijet e tyre, apo që zona është e mallkuar prej shpirtërave të skllevërve afrikanë. Disa teori madje thonë se alienët mund të jenë përgjegjës për ngjarjet e frikshme.
Megjithatë, e vërteta është shumë më pak paranormale.
Themelet e këtij miti i përkasin kohës së Kristofor Kolombit, i cili raportoi se kish parë një flakë të madhe (me gjasë një meteor) që ra në oqean, teksa ai lundronte përmes trekëndëshit gjatë udhëtimit të tij për në Botën e Re. Më vonë në shekullin 20, anija e mallrave Cyclops humbi në Trekëndëshin e Bermudës, bashkë me 300 njerëz që kishte në bord. Nuk u gjet asgjë as nga anija as nga ekuipazhi, dhe as nuk ishte lëshuar një sinjal alarmi, pavarësisht se anija i kishte të gjitha pajisjet.
Një prej ngjarjeve më misterioze që nga ajo kohë kish të bënte me anijen e vogël Witchcraft. Në dhjetor 1967, Witchcraft goditi diçka në dukje të lehtë 1.6 km larg bregut. Me qetësi, kapiteni me përvojë Dan Burack, tha se duhej të rimorkoheshin por se nuk kishte emergjencë dhe lëshoi një sinjal për të treguar vendndodhjen e tij. Ndihma erdhi për më pak se 20 minuta, por anija nuk gjendej askund, as kapiteni apo ekuipazhi. Burack ishte një detar shumë me përvojë dhe i matur dhe kishte vendosur një pajisje për ta bërë anijen e tij praktikisht të pafundosëshme, me qëllim që edhe nëse ndahej, një pjesë e saj do rrinte mbi ujë. Prapëseprapë, asnjë gjurmë nuk u gjet pavarësisht se u kërkua kudo.
Ka me dhjetëra histori të tjera, të ngulitura në folklor, edhe më me fantazi të pasur. Por statistikisht nuk ka patur më aksidente në zonë. Kjo nuk do të thotë se Trekëndëshi i Bermudës është zona ujore më e sigurtë. Dihet se stuhitë, shkëmbinjtë nënujorë dhe Rryma e Gjirit mund të shkaktojnë vështirësi të mëdha në lundrim, por këto ngjarje misterioze janë më shumë prej trafikut shumë të shpeshtë, gabimeve njerëzore dhe motit të keq, plus edhe publicitetit të madh që u është bërë aksidenteve në këtë zonë. / Bota.al


Etiketa: trekendeshi i bermundes


Ju sugjerojmë

Zbulohet tuneli i mbushur me makina të vjedhura
Life Style

Zbulohet tuneli i mbushur me makina të vjedhura

26 Tetor, 2025 1:36 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij
Life Style

“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

17 Tetor, 2025 6:01 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”
-Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

10 Tetor, 2025 10:42 am
Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
Life Style

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

8 Tetor, 2025 10:15 pm
VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Para
Kap burrin duke folur me një tjetër, 50-vjeçarja: Jam e shkatërruar

Kap burrin duke folur me një tjetër, 50-vjeçarja: Jam e shkatërruar

Ushtria heq dheun nga pallati

Ushtria heq dheun nga pallati

Sa kushton ora e dorës së Getoar Selimi?

Sa kushton ora e dorës së Getoar Selimi?
















TE FUNDIT

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
26 Tetor, 2025

Dy turistë suedezë, nënë e bir, perkatesisht 61 nëna dhe 23 djali janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të...

Lexo më shumë

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
26 Tetor, 2025

Real Madrid mposhti Barcelonën 2-1 duke u shkëputur në krye të renditjes me 5 pikë diferencë nga katalanasit. Mbappe kaloi...

Lexo më shumë

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
26 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi rritjen me 10% të tarifave tregtare ndaj Kanadasë, pas reklamës së provincës...

Lexo më shumë

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
26 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se Izraeli do të përcaktojë vetë se cilat forca të huaja do t’i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com